By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno ndërtohet një park i ri motorik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno ndërtohet një park i ri motorik
Maqedoni

Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno ndërtohet një park i ri motorik

admin
Last updated: 26/08/2026 14:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Stuhia e fortë që goditi Shkupin la pas dëme të mëdha dhe drunj të shumtë të rrëzuar. Por, detyrimi ynë nuk është vetëm të riparojmë dëmet e bëra, por nga çdo sfidë të krijojmë diçka të dobishme, të qëndrueshme dhe të vlefshme për qytetarët. Siç paralajmërova menjëherë pas stuhisë, trungjet e shëndetshme nga drunjtë e rënë nuk i lamë të përfundojnë si mbeturina por u dhamë atyre një jetë të re dhe një qëllim të ri. Vodno u bë me përmbajtje të re e destinuar për lëvizje, rekreacion, socializim dhe krijim të shprehive të shëndetshme te të gjizha gjeneratat, publikoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

“Nga ata ndërtuam parkun e ri motorik në Vodno – një hapësirë të rregulluar me kujdes me pengesa natyrore dhe rekuizita për zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, precizitetit dhe gatishmërisë fizike. Një hapësirë në të cilën fëmijët përmes lojës do t’i zhvillojnë aftësitë e tyre motorike, ndërsa të rinjtë dhe të moshuarit do të mund të ushtrojnë, të rikrijojnë dhe të kalojnë më shumë kohë cilësore në natyrë”, citon ai në një postim në Fejsbuk.

Ai shton se në vend të mbeturinave, kanë krijuar një vlerë të re, ndërsa në vend të drunjve të shkatërruar, kanë krijuar një hapësirë të mbushur me lëvizje, energji dhe jetë.

Gjorgjievski theksoi se parqe të tilla do të ndërtohen edhe në Park pyllin Gazi Babë dhe Saraj, në vendet ku u mënjanuan drunjtë e rënë tashmë po mbishen fidanë të rinj, ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit do të fillojë një fushatë e madhe vjeshtore për pyllëzimin e qytetit tonë.

“Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve me të cilat po ia rikthejmë shkëlqimin Vodnos. E rindërtuam rrugën deri në Vodno të mesme. Po rregullojmë shtigjet dhe po restaurojmë pajisjet urbane, të cilat me vite ishin lënë pas dore. Njëkohësisht, Shërbimi i shpëtimit malor tashmë vepron në Vodno dhe Matkë, i përgatitur për ndërhyrje të shpejta dhe profesionale në kushte malore. Në këtë mënyrë, po e rrisim sigurinë e të gjithë vizitorëve dhe po krijojmë kushte që ata të shijojnë natyrën pa shqetësime”, theksoi Gjorgjievski.

Ai thekson se Vodno është zemra dhe mushkëritë e gjelbra të Shkupit dhe se ne e ruajmë, e restaurojmë dhe e zhvillojmë atë me zgjuarsi, përgjegjësi dhe me dashuri.

“Hapë pas hapi, po krijojmë një Vodno ashtu siç e meritojnë banorën e Shkupit – të sigurt, të rregulluar, të gjelbër dhe të mbushur me përmbajtje për të gjtiha gjeneratat”, shton Gjorgjievski në një postim në Fejsbuk.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Nga rruga që na bashkon te rruga e dijes, me Kurtin vizituam punimet në kampusin e UNT-së
Next Article Ekspertiza e mbrojtjes për “Onkologjinë”: Në mjekimin e disa pacientëve kanë marrë pjesë më shumë profesionistë mjekësor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?