By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjorgjievski: Nuk kam informacion preciz nëse Qytetit do t’i merren ingerencat për NQP Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjorgjievski: Nuk kam informacion preciz nëse Qytetit do t’i merren ingerencat për NQP Shkup
Maqedoni

Gjorgjievski: Nuk kam informacion preciz nëse Qytetit do t’i merren ingerencat për NQP Shkup

admin
Last updated: 12/12/2024 15:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor – Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski nuk ka informacion preciz nëse Qeveria planifikon t’ia ndërmerr ingerencat Qytetit të Shkupit për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) Shkup.

“E di që këtë e ka deklaruar kryeministri. E di që ata po mendojnë seriozisht për atë temë sepse ajo i prek të gjithë shkupjanët dhe nuk është e vetmja çështje që po shkakton kalvar për shkupjanët. Kemi problem me Higjienën komunale, me mosfunksionimin e Parqeve dhe gjelbërimin dhe fatkeqësisht për herë të parë në histori me mosfunksionimin e Ujësjellësit dhe kanalizimin”, theksoi Gjorgjievski në përgjigje të pyetjes së një gazetari para fillimit të Samblesë së përgjithshme të BNJVL-së.

Një gjë e tillë, siç tha ai, nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vitet e fundit në vend.

“Si Këshill drejtues i BNJVL-së deri në fund të këtij viti do të kemi takim me Qeverinë dhe kryetarin e Qeverisë dhe besoj se edhe këtë çështje do ta hapim, do të diskutojmë për këtë, por informata më të detajuara lidhur me këtë nuk kam”, tha Gjorgjievski.

I pyetur nëse problemet me miratimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2025 mund të shkaktojnë bllokadë edhe të komunave tjera në qytet, ai tha se kjo çështje do të shqyrtohet në Asamblenë e përgjithshme të sotme të BNJVL-së.

“Arsovska, në parim, nga momenti kur është ndërruar nga posti i kryetares së BNJVL-së, shumë rrallë, në mos të themi, asnjëherë nuk merr pjesë në punën dhe funksionimin e BNJVL-së dhe ky është vendim i saj. Por sot është prezent kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit Trajko Sllaveski dhe sigurisht do të flasim për këtë. Do të kërkoj nga Sllaveski që të elaborojë situatën dhe pasi t’i marrim të gjitha informatat përkatëse do të jeni të informuar për këtë”, tha Gjorgjievski. 

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lisa Kudrow flet për vështirësitë e bashkëpunimit me aktorët e “Friends”
Next Article Maqedonci pret ministrin e mbrojtjes të Letonisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?