By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Maqedoni

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

admin
Last updated: 04/02/2025 16:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari për akuzat që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Gjykata pranoi marrëveshjen e fajësisë që të tre të akuzuarit kishin arritur më parë me Prokurorinë e Specializuar.

Sipas vendimit, Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim, ndërsa Sabit Januzi dhe  Ismet Bahtijari u dënuan me 2 vjet burgim secili.

Gjithashtu, në fillim të seancës, të tre të akuzuarit u pajtuan të paguanin një shumë totale prej 500 euro si kompensim për viktimën në këtë rast, e cila identifikohet si “viktima 01”.

Nga kjo shumë,  400 euro do të paguajë Shala, 100 euro Januzi, ndërsa Bahtijari nuk do të paguajë asgjë. Shuma duhet të paguhet deri më 19 shkurt 2025.

Të akuzuarit pranuan fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, pasi në fund të dhjetorit 2024 kishin arritur një marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë.

Sipas kësaj marrëveshje, Shala pranoi një dënim deri në 3 vjet burgim, Januzi një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari pranoi që, nëse gjykata e dënonte me 2 vjet burgim ose më pak, ai nuk do të kishte të drejtë apeli ndaj vendimit.

Të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për të ndërhyrë në procesin e drejtësisë, duke nxitur një dëshmitar të mos dëshmonte para Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, të njohura edhe si Gjykata Speciale.

Megjithatë, nuk është bërë publike identiteti i dëshmitarit ose rasti për të cilin ai duhej të dëshmonte.

Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi u arrestuan në tetor 2023, ndërsa Haxhi Shala u arrestua në dhjetor 2023.

Koha që kanë kaluar në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit të tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ky vendim vjen si një hap tjetër në drejtim të luftimit të pengimit të drejtësisë dhe ndërhyrjes në proceset gjyqësore, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve të drejtësisë dhe pavarësisë së saj.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Në fund të majit do të dihen kandidatët për kryetarë komunash nga “Maqedonia jote”, Perisnki ka ambicie për Shkupin
Next Article Fetai: 15 miliardë denarë për komunat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?