By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdoi me marrjen në pyetje të Velibor Manevit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdoi me marrjen në pyetje të Velibor Manevit
Maqedoni

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdoi me marrjen në pyetje të Velibor Manevit

admin
Last updated: 24/03/2025 13:06
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot përfundon marrja në pyetje e Velibor Manevit, njëri nga të akuzuarit në vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskis, pas së cilës pritet të vazhdohet me dëshminë e Bore Videvskit. Në seancën e sotme, Manev në përgjigjen e pyetjes nga Gjykata i përsëriti detajet rreth rrëmbimeve dhe vrasjeve të Vanjës dhe Pançes që ai i paraqiti në seancën e kaluar.

Pyetjet nga Gjykata fillimisht kishin të bënin me një ditë para vrasjes së Pançes, lidhur me atë nëse në shtëpinë e tij ishte Bore Videvski, Lupço Palevski dhe Vllatko Keshishev dhe nëse të gjithë të katërt shkuan deri te shtëpia e Pançes për ta parë Palevskin, për të cilën Manev u përgjigj pozitivisht dhe shtoi se kanë shkuar në këmbë deri te shtëpia e Pançes e cila është 500-600 metra larg shtëpisë së tij, pas së cilës Palevski dhe Keshishev, së bashku me Reno kango, janë nisur për në Shkup, sepse siç tha ai, Palevski është dashur të incizojë një podkast.

Lidhur me ditën kritike para vrasjes së Pançes, tha se ai, Palevski dhe Videvski përsëri kanë shkuar në shtëpinë e Pançes, ndërsa Keshishev me makinën Reno kangu i ka pritur te stacioni hekurudhor. Ai theksoi se nga ora 5:30 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 kanë pritur të dalë Zhezhovski, por ai nuk ka dalur, ku më pas me urdhër të Palevskit të tre kanë hyrë në shtëpi dhe kanë kryer grabitjen.

“Pasi e grabitëm Pançe Zhezhovskin e futëm në bagazhin e veturës së tij. Nga shtëpia e Pançes deri te hekurudhat ku na priste Keshishev, veturën e markës Citroen e drejtonte Palevski, unë isha në sediljen e pasagjerit, Bore Videvski ishte ulur mbrapa, ndërsa Zhezhovski në bagazh. Tek hekurudha, ku na priste Keshishev, ndaluam e hodhëm karburantin që kishim mbushur një ditë më parë në pikën e karburantit “Makpetrol” dhe vazhduam drejt “gërmimit”, theksoi Manev.

I pyetur nëse e ka parë Palevskin duke mbajtur armë zjarri, Manev tha: “Po ta kisha parë, nuk do të isha këtu”.

Një ditë pas vrasjes së Pançes, Manev së bashku me Videvskin shkuan në shtëpinë e Pançes, me sprej VD-40 të blerë më parë, doreza dhe një leckë, t’i fshijnë gjurmët, por siç tha ai, nuk mundën ta hapnin derën.

Lidhur me rrëmbimin e Vanjës, një ditë para grabitjes, rreth orës 11:00 para mesnate, me Mercedesin e tij, së bashku me Bore Videvskin kanë shkuar në zyrat e partisë së E Djatha, pas së cilës me Reno kangu rreth orës 4 që të katërt janë drejtuar drejt Radishanit.

Pas rrëmbimit të Vanjës, ai theksoi se Palevski me Reno kangu ka vozitur para tyre gjatë gjithë kohës dhe i ka informuar nëse ka polici dhe nëse është pastër.

Paraprakisht, Manev në hollësi i arsyetoi grabitjet e Vanjës dhe Pançes, me ç’rast theksoi se koordinues dhe kryes i vrasjeve ishte Palevski. Ai theksoi se pas vrasjes së Pançes, ka vazhduar me grabitjen e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve nga Palevski ndaj tij dhe familjes së tij.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Manev potencoi se kanë menduar se duhet të grabisin një grua në moshën 38-40 vjeç dhe se kanë tentuar t’ia ndërrojnë mendjen Palevskit pasi kanë parë se kanë grabitur fëmijë. Njëherit, tha se për grabitjet u janë premtuar nga 150 mijë euro.

Ai pohoi se babai i Vanjës, Aleksanadr Gjorçevski, nuk është i përzier në rast.

Manev theksoi se edhe gjatë marrjes në pyetje i është nënshtruar torturës, për të cilën tha se ka dëshmi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit që është paraparë të përfundojë sot me pyetjet nga Gjykata, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund Palevski.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Regjim i posaçëm në komunikacion sonte në qendër të Shkupit për shkak të marshit protestues
Next Article Ish-pronari bashkohet me Corvette-n e tij pas katër dekadash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?