By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?
Kosovë

Gjyqi i dytë ndaj Thaçit – gjyqtari shtyn fjalët përmbyllëse, vendimi në fundvit?

admin
Last updated: 25/06/2026 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Fundi iu shty sërish. Rasti për tentim-pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara, nuk u finalizua më 19 qershor me dorëzimin e dosjeve përfundimtare, e cila qe datë më e preferuar e gjyqtarit të vetëm, Christopher Gosnell.

Kanadezi, e zgjati afatin me kërkesë të posaçme të Fadil Fazliut, anëtarët e mbrojtjes së të cilit kanë probleme shëndetësore, megjithëse fjalët finale me shkrim kanë mbetur peng i dëshmitarit kryesor të Prokurorisë në këtë rast, Koen Herlaar.

Gjykata e kishte rrëzuar në tërësi dëshminë e ekspertit nga Instituti Holandez për Kriminalistikë, i cili pretendonte se dokumentet e gjetura në shtëpinë e Isni Kilajt dhe veturën e Bashkim Smakajt u printuan nga Hashim Thaçi. ZPS e çoi në Apel rastin dhe për të s’ka marrë ende asnjë epilog.

Ky vendim i bie të merret para 3 korrikut, që është afati i ri për dosjet finale.

“Palët duhet të jenë të gatshme t’i dorëzojnë fjalët përfundimtare pas “një lajmërimi të shpejtë” për shkak të pritjes nga Apeli. Nga palët pritet të dorëzojnë dosjet jo më vonë se tri ditë pune pas njoftimit për vendimin e Apelit”, tha Christopher Gosnell, gjyqtar i vetëm “Thaçi dhe të tjerët”.

Me këtë qëndrim, Gosnell ka shtyrë edhe fjalët përmbyllëse në gjykatore deri pas pushimit të verës, pra 17 gushti i 2026 e tutje.

Vendimi i cili me këtë ritëm mund të merret deri në fundvit, do të bazohet edhe në disa fakte për të cilat nuk ka më luftë ligjore ndërmjet ekipeve mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Kilaj, Fazliut e Kuçit si dhe Prokurorisë.

Të martën u publikua pakoja e 10 e fakteve të pakontestueshme, për dëshmitarë tjerë të ZPS-së si Sokol Bashota, Ismet Tara, Demush Krasniqi e tjerë të mbrojtur, që thonë se nga fillimi i gjykimit kurrë s’u kontaktuan apo kërcënuan nga dikush për ndërhyrje në dëshminë e tyre. /klankosova

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilla dietale për të parandaluar kancerin
Next Article KEK-u nënshkruan kontratën për modernizimin e sistemit të monitorimit në Termocentralin “Kosova B”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?