By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Godinat e reja te Qyteti Studenti, Veliaj: Kushte evropiane, me pagesë të subvencionuar nga bashkia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Godinat e reja te Qyteti Studenti, Veliaj: Kushte evropiane, me pagesë të subvencionuar nga bashkia
Shqipëri

Godinat e reja te Qyteti Studenti, Veliaj: Kushte evropiane, me pagesë të subvencionuar nga bashkia

admin
Last updated: 03/02/2025 14:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Dy godina të reja dhe me standarde europiane i shtohen Qytetit Studenti në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu morën pjesë në ceremoninë e përurimit të konvikteve të reja, të transformuara falë mbështetjes financiare të qeverisë gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me eficiencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”.

Gjatë ceremonisë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi faktin se ky investim ofron një realitet të ri për studentët. “Më vjen mirë që vazhdojmë subvencionimin e pagesës për studentët. Një dhomë në këto konvikte kushton më pak se 200 lekë në ditë. Pra, sa një kafe dhe një ujë në ditë. Në total është një shumë prej 5500 lekësh në muaj, ndërkohë që në realitet kostoja është shumë më e lartë. Ne si të majtë besojmë se këtë kosto do e ndajmë bashkë me studentët. Bashkia e Tiranës paguan më shumë se 6000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ujin, dritat, internetin e çdo gjë tjetër, ndërkohë që studentët paguajnë më pak se 200 lekë në ditë, për një ambient që do ta kishte zili çdo hotel me 3-4 yje në Tiranë,” tha Veliaj.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë bërë politika sociale dhe solidariteti për të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga fëmijët, studentët dhe deri te pensionistët.

“Kjo është arsyeja pse iu bashkuam trenit të reformave të qeverisë për pensionet dhe, ashtu siç qeveria dha një bonus për pensionistët dhe do japë edhe një tjetër, Bashkia e Tiranës bëri kontributin e saj nëpërmjet abonesë falas për të gjithë pensionistët. Janë mbi 30 mijë pensionistë që tashmë e kanë tërhequr abonenë. Jemi hapur nga ora 7:00 deri në 19:00 të darkës. Kemi shtuar pikat për këtë muaj dhe më vjen mirë që, në total, për çdo pensionist, kontributi me abonenë falas është 192 mijë lekë në vit,” u shpreh Veliaj.

Një mesazh, kreu i bashkisë dha edhe për skeptikët: “Për të gjithë ata që ulërasin sot e gjithë ditën dhe që shqetësohen për rininë, do të duhet të krahasojmë Qytetin Studenti të tyre me Qytetin Studenti që kemi sot. Krahasojmë natën me ditën, krahasojmë mesjetën me kushtet e reja sot, ku praktikisht i njëjti konvikt, ku strehohen të gjithë studentët e huaj të Kolegjit të Evropës, është i njëjti konvikt, të njëjtat kushte, sikundër janë edhe gjithë studentët tanë”.

Në fund, kryebashkiaku ndau idenë e përbashkët me kryeministrin Rama, kur tha se konviktet e reja mund të kthehen në një instrument investimi, duke i kthyer ato në Airbnb gjatë verës. Nga ky investim, në Qytetin Studenti përfitojnë më shumë se 2600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.

You Might Also Like

852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Miratohet rregullorja për përpunimin e të dhënave të udhëtimit

Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Shqipëria nuk është një vend në tranzicion, jemi pak hapa larg anëtarësimit në BE
Next Article CNN: Mbyllet zyra e USAID-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?