By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Goditje e trefishtë për Real Madridin, tre yje mungojnë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Goditje e trefishtë për Real Madridin, tre yje mungojnë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve
Sport

Goditje e trefishtë për Real Madridin, tre yje mungojnë në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve

admin
Last updated: 31/08/2026 14:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Real Madridi do ta nisë aventurën në Ligën e Kampionëve ndaj Interit pa tre prej lojtarëve të tij kryesorë, pasi Arda Guler, Eduardo Camavinga dhe Bernardo Silva do të mungojnë për shkak të pezullimeve të bartura nga edicioni i kaluar i kompeticionit.

UEFA i anulon kartonët e verdhë të grumbulluar në përfundim të çdo sezoni, por pezullimet e shkaktuara nga kartonët e kuq mbeten në fuqi dhe bartën në edicionin pasues.

Arda Guler dhe Eduardo Camavinga u ndëshkuan me kartonë të kuq pas dy të verdhëve në ndeshjen çerekfinale ndaj Bayern Munichut, duke u dënuar me nga një ndeshje pezullim.

Ndërkohë, Bernardo Silva mori karton të kuq direkt gjatë kohës kur luante për Manchester Cityn, pasi përdori dorën për të ndalur një goditje që po shkonte drejt portës në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 së finales ndaj Real Madridit.

Nëse UEFA nuk vendos për ndonjë masë të jashtëzakonshme, trajneri Jose Mourinho nuk do të ketë në dispozicion asnjërin prej këtyre tre futbollistëve për përballjen e shumëpritur ndaj Interit, e cila do të zhvillohet më 8 shtator në “Santiago Bernabeu”.

Mungesa e tyre përbën një goditje të rëndësishme për Real Madridin, që synon ta nisë me fitore rrugëtimin në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deputetë bullgarë e ndjekin gjyqin e Iva Mihailovës në Koçan rasti hap më shumë pyetje të paqarta
Next Article Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?