By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gogu: Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gogu: Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim
Shqipëri

Gogu: Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

admin
Last updated: 26/08/2026 13:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kërkon që matja e reformës në drejtësi të mos kufizohet vetëm te numri i çështjeve të zgjidhura, kohëzgjatja e tyre apo cilësia e vendimeve, por të përfshijë edhe përvojën konkrete të qytetarit në kontaktin e parë me sistemin.

Në editorialin e dytë të serisë “Shënime mbi drejtësinë”, me titull “Drejtësia nuk nis në gjykatë”, ministri e vendos theksin te aksesi në drejtësi, duke nisur nga informacioni dhe ndihma juridike falas, deri te ndërmjetësimi, shërbimet digjitale dhe gjuha e përdorur nga institucionet.

“Përvoja e qytetarit, nga trotuari ku shkel, te dera që çelet e te përgjigjja që merr, duhet të shndërrohet në tregues të performancës e jo të mbetet shënim në fund të faqes”, shkruan Gogu.

Sipas tij, qytetari nuk e ndan përvojën në sportel nga vendimi që merret në përfundim të procesit. Për këtë arsye, mekanizmat që e ndihmojnë të gjejë zgjidhje, ndihma juridike, ndërmjetësimi, informimi dhe shërbimet elektronike, nuk mund të konsiderohen thjesht si pjesë administrative, por si kontakti i parë i qytetarit me drejtësinë.

Ministri ndalet edhe te digjitalizimi, i cili, sipas tij, ka vlerë vetëm kur e afron shtetin me qytetarin.

“Një platformë që kërkon durimin e një juristi për t’u përdorur, nuk është më shërbim, por një pengesë e re me fytyrë bashkëkohore”, thekson ai.

Gogu sqaron se përmirësimi i aksesit nuk prek pavarësinë e gjykatave, ndërsa nënvizon përgjegjësinë e institucioneve për ta bërë informacionin të kuptueshëm dhe shërbimin të arritshëm.

“Aksesi në drejtësi është prova e përditshme nëse sundimi i ligjit zbatohet apo mbetet në letër. Jo raportet e Brukselit, por dera që njeriu gjen hapur ose mbyllur”, përfundon ministri.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria e re e Hungarisë përcakton Rusinë si një “kërcënim”
Next Article Begaj pret ambasadoren: Belgjika mbështetëse në procesin e integrimit tonë evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?