By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Google me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Google me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4
Teknologji

Google me përditësimin e ri shkatërron baterinë e telefonave Pixel 4

admin
Last updated: 07/02/2025 10:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse Google e prezantoi këtë përditësim me pretendimin se do të “përmirësojë stabilitetin e baterisë”, duket se për shumë përdorues ai praktikisht e ka shkatërruar baterinë dhe, me këtë, edhe përvojën e përdorimit të smartfonit.

Përdoruesit e telefonit Google Pixel 4a, i cili u prezantua në vitin 2020, po përballen me probleme serioze me baterinë pas përditësimit të fundit të softuerit. Shumë prej tyre raportojnë se, pasi instaluan përditësimin, koha e qëndrueshmërisë së baterisë është zvogëluar ndjeshëm.

Sipas raportimeve nga Ars Technica, Google solli në fillim të janarit një program të quajtur “Pixel 4a Battery Performance Program”, përmes të cilit u njoftua se përditësimi do të kufizonte kapacitetin e karikimit dhe do të zvogëlonte jetën e baterisë në disa pajisje. Përdoruesve iu ofruan tre opsione brenda një viti: zëvendësimi i baterisë, një kompensim monetar prej 50 dollarësh (ose ekuivalentin në valutën lokale) ose një kredi prej 100 dollarësh për blerjen e një telefoni të ri Pixel në Google Store.

Google nuk ka sqaruar pse ka ndodhur ky problem dhe nëse ka ndonjë rrezik sigurie në lidhje me baterinë. Megjithatë, eksperti i njohur për punën e tij në Asahi Linux, Hektor Martin, e ka analizuar përditësimin dhe ka zbuluar disa detaje të çuditshme. Ai vuri re, për shembull, se versioni i ri i softuerit ishte zhvilluar në një kompjuter personal të një inxhinieri të Google, në vend që të përdorej sistemi zyrtar për ndërtimin e softuerit. Gjithashtu, në versionin e ri të sistemit, tensioni maksimal i karikimit për disa profile baterish është ndryshuar nga 4.44V në 3.95V, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zvogëlimin e kapacitetit të baterisë.

Disa përdorues të Pixel 4a raportojnë se bateria tani u zgjat më pak se dy orë me një karikim të vetëm, ndërsa të tjerë thonë se telefoni është bërë pothuajse i papërdorshëm. Problemin e bën edhe më të rëndë fakti që Google ka hequr të gjitha paketat origjinale të softuerit për kthimin në versionin e mëparshëm të sistemit.

Disa kanë provuar të zëvendësojnë baterinë, por kanë zbuluar se edhe bateritë e reja kanë të njëjtin kapacitet të zvogëluar, gjë që sugjeron se problemi mund të jetë i lidhur me një lloj të caktuar qelizash të baterisë që ende përdoren në modelet zëvendësuese. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje të vërtetë dhe përdoruesit ose duhet të pranojnë kushtet aktuale të telefonit të tyre ose të pranojnë kompensimin e ofruar nga Google.

Megjithëse Google ofron kompensim financiar, mënyra e pagesës ka krijuar probleme shtesë për përdoruesit. Pagesa bëhet përmes shërbimit Payoneer, i cili kërkon të dhëna personale dhe aplikon një tarifë vjetore prej 30 dollarësh për llogaritë që nuk pranojnë më shumë se 2000 dollarë brenda një viti. Kjo do të thotë se përdoruesit, në vend të 50 dollarëve të premtuar, në fakt marrin vetëm 20 dollarë, përveç nëse arrijnë të pranojnë 2000 dollarë në llogarinë e tyre Payoneer brenda vitit.

Për më tepër, kredia prej 100 dollarësh për Google Store mund të përdoret vetëm për blerjen e pajisjeve Pixel që nuk janë në zbritje, gjë që kufizon edhe më shumë opsionet e përdoruesve.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nuk është shaka e AliExpress – mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit
Next Article Kopshti zoologjik amerikan do t’i dërgojë ish-it tuaj një video interesante për Shën Valentin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?