By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gratë politikane po përballen me gjuhë seksiste – Identifikohen 3.380 komente në Facebook
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gratë politikane po përballen me gjuhë seksiste – Identifikohen 3.380 komente në Facebook
Maqedoni

Gratë politikane po përballen me gjuhë seksiste – Identifikohen 3.380 komente në Facebook

admin
Last updated: 21/04/2024 13:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 prill – Nga janari deri në fillim të prillit të këtij viti, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), janë identifikuar me mijëra komente nëpër rrjete sociale që përfshijnë seksizmin, thirrjet për dhunë dhe shqetësime të tjera rreth pamjes fizike, fesë ose përkatësisë etnike kundër grave politikane.

“Ku do të shkoni pa mua, ministre, në Evropë do të shkoni?”, “Lepuroshe seksi”, “Bukuroshe”, “Çfarë të qeshure si aktore me qëllime të sinqerta”,”Bukuroshja (luanesha) maqedonase”, “Hajde vajzë shko bli diçka të bukur, nuk je ti për politikë”, “E qelbur, nga të gjitha anët del erë”.

Këto janë vetëm disa nga komentet në Fejsbuk të disa prej kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje.

Sipas NDI-së nga fillimi i vitit janë identifikuar 3.380 komente të gjuhës së urrejtjes në Fejsbuk që përmendin politikanet. Nga kjo shifër, 71% respektivisht 2.388 janë ndaj pesë politikaneve.

Rrjedha aktuale e fushatës vlerësohet si demokratike me disa përjashtime.

Shembulli më i freskët që u dënua nga shumë parti është kur për Gordana Siljanovska Davkovën, gjatë një tubimi u tha se “Nga gjyshja nuk bëhet nuse”.

Deputetet dhe kandidatet aktuale për deputete para do kohë në promovimin e fushatës “Rrumbullako JO për dhunën ndaj grave në politikë” të NDI-së e ndanë përvojën e tyre me gjuhën e urrejtjes, ofendimet, kërcënimet, komentet seksiste, madje edhe kërcënimet ndaj tyre dhe familjarëve të tyre.

“Sa herë që thua se diçka nuk është kështu, do t ‘ju thonë se kjo është politikë. Për mua, kjo nuk është përgjigje e pranueshme. Mbështetja, për ne duhet të vijë nga kudo sepse ne jemi nëna, gra, vajza, shoqe, bashkëpunëtore”

Deputetja Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM-ja ndau mesazhe të ndryshme ofenduese, madje edhe kërcënuese që kishte marrë ndër vite.

“Është djallëzisht e vështirë të jesh grua në politikë edhe kur je e re, edhe kur je më e moshuar dhe kjo është identike. Por, për fat të keq, nganjëherë edhe ne harrojmë veten dhe i nënshtrohemi politikave të larta mashkullore dhe përkulim kokën. Të lutem, hajde të mos e përkulim kokën. Varet nga ne”

Zhaklina Peshevska, deputete dhe kandidate për edhe një mandat e cila vjen nga VMRO-DPMNE-ja, ndau përvojën e saj edhe kur nuk punonte në politikë, por edhe si deputete.

“Pas një nate pa gjumë kur fëmija ishte i sëmurë, u përballa me sulme në rrjetet sociale sepse shkova në Parlament me flokët e mbledhura në një bisht të zakonshëm. Problemi është se fëmija juaj vjen në shtëpi duke qarë dhe i mërzitur, dhe si prind t’i shqetësohesh”

Në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare garojnë dy gra për presidente të vendit dhe 753 kandidate për deputete.

Përballë tyre, sipas statistikave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, janë pesë kandidatë presidencialë dhe 1.002 kandidatë burra për deputetë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhurnal mëson: TDP refuzon mbajtjen e tubimit të Frontit Europian tek sheshi Skenderbeu, shkas heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu !
Next Article FOL.mk / Tubimi i Frontit Evropian në Vjenë përjeton fiasko

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?