By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar
Maqedoni

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar

admin
Last updated: 15/07/2025 16:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë si një kontribues i fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Përmes një investimi prej 1 miliard eurosh, Green Coast ka prezantuar për herë të parë modelin e një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm përmes infrastrukturës dhe ndërtimit modern, por edhe përmes angazhimit për të zhvilluar dhe promovuar turizmin cilësor që përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare.

Me përgjegjësinë që këto standarde të aplikohen në një prej zonave më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast ka ndjekur modelin e turizmit të qëndrueshëm, duke prezantuar një arkitekturë që nuk i imponohet agresivisht natyrës.

Përmes ruajtjes së bimësisë makize të zonës dhe ripërdorimit të saj në tarraca, si dhe në 70 mijë m² korridore të gjelbëruara, Green Coast ka sjellë një standard të ri të jetesës në harmoni me natyrën. Kjo, së bashku me aplikimin e teknologjive novatore, si filtrimi dhe ripërdorimi i ujërave të zeza për vaditje, ka bërë të mundur zhvillimin që i nevojitej turizmit, duke ngritur edhe një strukturë ekologjike të integruar.

Modeli i qëndrueshëm i turizmit në Green Coast, është i lidhur ngushtë edhe me investimet e shumta në pika strategjike brenda projektit, siç është shëtitorja buzë detit, lifestyle center La Vista dhe qendra e parë tregtare në bregdet, Galeria by Teg. Këto qendra argëtimi, ku gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë 12-mujore buzë detit, po mundësojnë edhe zgjatjen e sezonit turistik.

Përmes synimit për ta bërë Green Coast të banueshëm gjatë gjithë vitit, ky projekt ka krijuar një ekosistem turistik që mbështet bashkëpunimin me komunitetin dhe bizneset lokale siç janë panairet e ndryshme me produkte artizanale që organizohen çdo vit. Përveç brandeve ndërkombëtare më të njohura që operojnë dhe pritet të operojnë në Green Coast, i është dhënë një rëndësi shumë e veçantë produkteve lokale që prezantojnë kulturën shqiptare tek turistët e huaj. Përmes këtij promovimi dhe fuqizimi të biznesit lokal, është ngritur edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social që ka në fokus komunitetin e zonës.

Ky zhvillim ekonomik është nxitur ndjeshëm edhe nga punësimi që Green Coast vazhdon të mundësojë. Deri në përfundimin e projektit, parashikohet që të ketë 7 mijë individë të punësuar, jo vetëm në pozicione sezonale, por edhe në njësitë e shërbimit që mbahen funksionale gjatë gjithë vitit. Përmes mundësive për punësim të përhershëm, ky projekt ka sjellë siguri ekonomike për komunitetin e zonës dhe e ka përfshirë atë në ruajtjen dhe promovimin e këtij destinacioni.

Duke krijuar një balancë të kujdesshme midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, Green Coast ka krijuar një model të qëndrueshëm, duke mos qenë një destinacion i së tashmes, por një vizion për të ardhmen e Shqipërisë në sektorin e turizmit. Si një projekt novator, në një nga pikat më të rëndësishme turistike për dekadën e ardhshme, Green Coast promovon kështu jo vetëm bukuritë natyrore të vendit tonë, por edhe një qasje të re ndaj zhvillimit ekonomik dhe turistik.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar
Next Article OBSh -ja e fokusuar të luajë një rol më proaktiv për të sjellë qëndrueshmëri dhe energji pozitive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?