Mason Greenwood, sulmuesi anglez që aktualisht luan për klubin francez Marseille, ka përfunduar dokumentet për të përfaqësuar ekipin kombëtar të Xhamajkës.
Greenwood luajti ndeshjen e tij të vetme për Kombëtaren e Anglisë në shtator të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç.
Sipas talkSPORT, Federata Angleze (FA) i ka bërë të qartë 23-vjeçarit se ai nuk do të konsiderohet për skuadrën e Anglisë nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Tuchel.
Ky vendim u mor për shkak të reputacionit të Greenwood, pas akuzave për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës së tij në janar të 2022.
Edhe pse akuzat u hoqën në shkurt të 2023, skandali i kushtoi Greenwoodit me karrierën e tij si në Manchester United ashtu edhe në ekipin kombëtar të Anglisë.
Mason ka kompletuar tashmë dokumentet e nevojshme dhe tani ka të drejtë për t’u përzgjedhur nga ekipi kombëtar i Xhamajkës, aktualisht i menaxhuar nga Steve McClaren.
