By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
Shqipëri

Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë

admin
Last updated: 14/02/2025 21:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në Athinë para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare duke kundërshtuar reduktimin e pranisë ushtarake në rajonin ndërkufitar, njoftuan mediat greke.

Largimi i Batalionit 628 të Këmbësorisë nga Filiati, vetëm pak kilometër larg kufirit me Shqipërinë, si pasojë e reformës në forcat e armatosura greke ka ngjallur ditët e fundit reagimet e forta të banorëve dhe disa bashkive greke.

Protestat nisën këtë jave në qytezën e Filatit, më pas u zhvendosën në qytetin port të Gumenicës dhe së fundmi në kryeqytetin grek Athinë.

Sipas mediave greke banorët dhe të zgjedhurit vendorë thonë se vendimi për mbylljen e repartit ushatrak në Filat ka pasoja për sigurinë e zonës dhe për jetën ekonomike dhe sociale të rajonit, i cili po pëson sipas tyre, braktisje të thellë të popullsisë.

Reparti ushtarak ka shërbyer për punësimin e qindra vetëve dhe kontribuonte në jetën ekonomike të rajonit, vlerësojnë mediat vendore.

Mjetet greke të informimit njoftuan se tre kryetarë të bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit dhe dy të komunave të Artës gjatë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë greke të Mbrojtes , Antonio Ekonomu, dorëzuan të premten një rezolutë ku kanë paraqitur argumentet në favor të një pranie ushtarake në zonat e thella të Thesprotisë.

Kjo zonë ndërkufitare është njohur viteve të fundit për forma të trafiqeve të paligjshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke, sidomos të transportit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kalimit të të huajve të parregullt nga kufiri grek drejt Shqipërisë.

Ministria greke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të një strategjie të re të forcave të armatosura greke pritet të mbyllë 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese.

Disa prej strukturave ushtarake që edhe pritet të reduktohen nga vendimi i autoriteteve greke të mbrotjes kanë qenë të dislokuara prej vitesh afër kufirit me Shqipërinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rritet numri i emigrantëve që mbahen në Guantanamo
Next Article SHBA do të rrisë shitjen e produkteve ushtarake në Indi; do të ofrojë avionët F-35

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?