By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gripi sezonal po merr hov, Rexhepi: Trajtimi në kohë, i rëndësishëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gripi sezonal po merr hov, Rexhepi: Trajtimi në kohë, i rëndësishëm
Maqedoni

Gripi sezonal po merr hov, Rexhepi: Trajtimi në kohë, i rëndësishëm

admin
Last updated: 10/01/2025 19:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Sipas të dhënave të IShP-së për një javë janë regjistruar mbi 330 pacientë me simptome të gripit. Mjekët thonë që çdo ditë po rritet numri i pacientëve me grip dhe nëse nuk trajtohen në kohë mund të shkaktohen komplikime në shëndet. Apelojnë për kujdes të shtuar, marrjen e sa më shumë vitaminave dhe mineraleve në këtë periudhë të dimrit, si dhe shmangien e ambienteve jashtë pa nevojë.

“Kemi rritje shumë të madhe si në ambulancën tonë, por edhe në ambulancat tjera. Mbi 50 pacientë në ditë ndodh që të kemi për kontrolle me simptome të gripit sezonal. Zakonisht pacientët vijnë me ethe, me temperaturë të lartë, me dhimbje të trupit, me kollitje të thatë, varësisht se sa janë vonuar deri në paraqitjen e tyre deri tek mjeku amë për kontroll, kemi lotim të syve, bllokim të hundëve, teshtitje, dhimbje të nyjave. Ne fillojmë gjithnjë me terapi simptomatike, sepse gripi sezonal shkaktohet nga virusi dhe nuk trajtohet me antibiotikë, varësisht a ka temperaturë, kollitje, frymëmarrje të rënduar, fillojmë me dhënien e vitaminave, sidomos tek pacientët që janë me komorbiditete dhe imunitet të dobët.”, – deklaroi mjeku, Shpejtim Rexhepi.

Sa i përket virusit metapneumo, mjeku Shpejtim Rexhepi thotë që ky virus është i ngjashëm me gripin dhe nuk ka nevojë për shqetësim të popullatës, pasi që është i menaxhueshëm.

“Metapneumo virusi ka qenë edhe para disa viteve prezent në shtetin tonë, nuk është ndonjë virus i ri për anembanë shtetet, tash e kemi riparaqitjen e tij në Greqi dhe në vendin tonë deri më tani nuk ka ndonjë statistikë që e kemi prezent, mirëpo nuk ka nevojë për panik të jashtëzakonshme, sepse metapneumo virusi është i ngjashëm me simptome të gripit apo të kovid 19 dhe për momentin është i menaxhueshëm.”, – theksoi mjeku, Shpejtim Rexhepi.

Qytetarët mendojnë se ajri i ndotur më shumë i dëmton në shëndet sesa simptomat e gripit sezonal, apelojnë autoritetet të marrin masa urgjente.

“Po, më shumë e kemi prej ajrit të ndotur sesa prej gjërave tjera. Qeveria duhet të marrë masa.”, – tha një qytetar.

“Më pengon shumë ajri i ndotur. Kam kollitje në mbrëmje.”, – tha një qytetar tjetër.

“Ajri i ndotur më pengon shumë, sepse kam bronkit, ndërsa për grip kam marrë vaksinë.”, – u shpreh një qytetar.

Mjeku Rexhepi këshillon pacientët që kanë simptome të gripit të paraqiten për kontroll tek mjeku amë, që pastaj t’i trajtojnë në mënyrë simptomatike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siria pas regjimit të Asadit, kërkohet ndihmë për rimëkëmbjen e vendit
Next Article Blerim Bexheti: Urime Halil Snopçe, kolegë dhe VLEN për shkarkimin e Ilire Dautit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?