By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grumbuj mushkonjash në Urën e Gurit, qytetarët me mënyrat e veta mbrohen nga insektet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Grumbuj mushkonjash në Urën e Gurit, qytetarët me mënyrat e veta mbrohen nga insektet
Maqedoni

Grumbuj mushkonjash në Urën e Gurit, qytetarët me mënyrat e veta mbrohen nga insektet

admin
Last updated: 08/05/2025 18:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 maj – Grumbuj mushkonjash në Urën e Gurit në Shkup. Qytetarët me mënyrat e veta mbrohen nga insektet. Qyteti i Shkupit arsyetohet se për t’u bërë dezinsektimi duhet të ketë kushte të përshtatshme.

“Qytetarët nuk mbulojnë fytyrën shkaku i kamerave, nuk është ky problemi por problemi është që mbi Urën e Gurit në Shkup, së fundmi janë paraqitur mushkonja të shumta nga të cilat është bërë sfidë në vete për të kaluar këtë urë në Shkup”, deklaroi Avni Tahiri, gazetar.

“Nuk e mbulon fytyrën shkaku i kamerave apo? Jo, për cilën arsyeje? Shkaku i insekteve që janë gjithandej”, tha një qytetar.

Përderisa disa qytetarë kishin mbuluar fytyrën që të mbrohen nga insektet, disa të tjerë largojnë insektet me duar apo kapela.

“Kopsht zoologjik, as ti mos rri këtu”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Kemi probleme me insektet”, tha një qytetare.
“E frikshme, pa asnjë koment tjetër”, u shpreh një tjetër qytetare.

“Katastrofë, katastrofë, shumë mushkonja”, theksoi një qytetar.

Si e komenton këtë pamjen me mushkonjat?

“Duhet të stërpiken”, u përgjigj një qytetar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga qytetit i Shkupit thonë se pas raportimit nga Televizioni Alsat, inspektorë nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit menjëherë shkuan në terren, ku sipas tyre nuk është konstatuar pamje tronditëse e mushkonjave në Urën e Gurit. Ndërsa sa i përket stërpikjes kundër insekteve, nga atje thonë se sapo të plotësohen kushtet e motit, do të fillojë stërpikja ajrore.

“Që të ekzistojnë kushtet për kryerjen e dezinsektimit, janë të nevojshme kushte të përshtatshme atmosferike, pra moti duhet të jetë i qëndrueshëm, jo me shi, jo me erë dhe të mos ketë temperaturë më të ulët se 12 gradë Celsius. Procedura e shërbimit të dezinsektimit për trajtimin ajror është kryer dhe sapo të kemi kushte të motit, do të realizohet edhe trajtimi ajror”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Sipas Qytetit të Shkupit, dezinsektim behët çdo vit, duke filluar nga muaji prill apo maj dhe zhvillohet në 7 faza. Deri në plotësimin e kushteve atmosferike që të realizohet stërpikja në Shkup, për të kaluar Urën e Gurit, qytetarët do të duhet të pajisen vetë me sprej kundër insekteve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lloga takon ambasadorët: Meidani, Ludva dhe Radukov
Next Article Hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?