By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar
Kosovë

​Gucati kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë kërkesë e veteranëve nuk është realizuar

admin
Last updated: 21/08/2026 12:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç tha, mungesën e bashkëpunimit dhe mosrealizimin e kërkesave të veteranëve të luftës.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe OVL-UÇK-së, Gucati tha se organizata që drejton nuk ka pasur takime apo diskutime me Qeverinë në detyrë.

Ai u ndal veçanërisht te çështja e trajtimit shëndetësor të veteranëve, duke thënë se aktualisht 67 prej tyre janë të prekur nga kanceri, ndërsa 24 po marrin trajtim në Turqi.

Sipas tij, një pjesë e veteranëve po trajtohen në vende të tjera evropiane dhe në Kosovë.

Gucati tha se institucionet e Kosovës kanë obligim ligjor të kujdesen për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë veteranët dhe invalidët e luftës.

“Shoqëria dhe institucionet e vendit e kanë obligim për me u kujdes për këto kategori të luftës. Është e vërtetë se ne nuk kemi kërkesa të mëdha as në qeveri. Megjithatë, dua të jap kritika në start se me këtë qeveri nuk kemi asnjë raport, bisedime dhe as takime. Deri më sot, se gjashtë vite, asnjë kërkesë nuk është realizuar nga kjo qeveri. Ne i kemi 67 me kancer, 24 janë në Turqi tu trajtu, disa në Evropë dhe një pjesë në Kosovë. As për këta kërkesat nuk janë realizuar, përkundër që e ka obligim me ligj që Ministria e Shëndetësisë e ka obligim për veteranët dhe invalidët me i shëru”, tha ai.

Në kuadër të memorandumit të nënshkruar, OHTK-ja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur OVL-UÇK-në në fushën e hotelierisë dhe turizmit.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, tha se qëllimi i marrëveshjes është që, brenda mundësive të odës, t’u ofrohet mbështetje veteranëve dhe aktiviteteve të tyre.

“Qëllimi është që, sado pak, ne si odë t’ju ndihmojmë në ato mundësi që na i lejon kjo veprimtari. Delegacionet që i keni nga jashtë nuk do të kenë nevojë të merren me akomodim, pasi ne mund t’i sistemojmë. Po ashtu, kemi mundësi t’i dërgojmë në të gjitha regjionet që ne i përfaqësojmë dhe të organizojmë edhe darka me mysafirët tuaj”, tha ai.

Ndërkohë, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, bëri të ditur se javën e ardhshme do të mblidhet kryesia e organizatës, ku pritet të diskutohen hapat e mëtejmë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Syla tha se veteranët do të diskutojnë për veprimet që do të ndërmarrin në prag të vendimmarrjes së Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

“Me datën 25 e kemi mbledhjen e kryesisë dhe atje do t’i bëjmë të ditura të gjitha hapat që do të vazhdojmë me u ballafaqu me këtë padrejtësi që po ndodh”, theksoi ai.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Milanov dhe Serafimovski në Serbi: Forcimi i bashkëpunimit dhe lehtësimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve ndërmjet dy vendeve
Next Article Sa janë disbursuar fondet e Planit të Rritjes, si renditet Shqipëria dhe Kosova?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?