By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Mexhiti dhe Kasami e vlerësojnë si projekt historik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Mexhiti dhe Kasami e vlerësojnë si projekt historik
Maqedoni

Gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë, Mexhiti dhe Kasami e vlerësojnë si projekt historik

admin
Last updated: 26/08/2026 13:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, krahas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të institucioneve, morën pjesë edhe bashkëkryetarët e VLEN‑it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj autostrade për qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

“Sot vendosëm gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për vendin dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Është rruga që lidh Shkupin me Prishtinën. Dy kryeqendra, dy ekonomi, mijëra familje, biznese e njerëz që çdo ditë lëvizin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sot nuk flasim për atë që do të bëhet. Sot e nisëm! Autostrada Shkup–Bllacë është një prej rezultateve që e tregojnë më së miri këtë peshë politike. Shkupi më afër Prishtinës. Shqiptarët më afër njëri‑tjetrit. Puna jonë po shihet!” ka shkruar Mexhiti.

Ndërsa bashkëkryetari Bilall Kasami e cilësoi projektin si historik.

“HISTORIKE! Më në fund vendosëm gurthemelin dhe filluam punimet për 10 kilometrat e autostradës Shkup–Bllacë. Ky projekt strategjik që na lidh dhe afron me Kosovën, me rëndësi të veçantë ekonomike, po jetësohet falë vizionit dhe përkushtimit të VLEN‑it dhe të Qeverisë! I përgëzoj të gjithë qytetarët. Ta gëzojmë!”, ka shkruar Kasami.

Ky projekt, i financuar përmes BERZH‑it dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe rajonale, duke afruar më shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kujtojmë që, autostrada me gjatësi prej 10,5 kilometrash, do të përfshijë pesë tunele dhe tetë ura, duke krijuar një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt mes Shkupit dhe Prishtinës. Projekti pritet të përfundojë brenda katër viteve.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dolly Parton la pas një trashëgimi që shkon përtej muzikës – mbi 300 milionë libra për fëmijët
Next Article Walker e propozoi për president, ja çka thotë Faton Bislimi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?