By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump

admin
Last updated: 18/11/2024 18:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa Donald Trumpi përgatitet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar, disa guvernatorë të zgjedhur nga radhët e Partisë Demokrate po përgatiten të mbrojnë politikat progresive të shteteve të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton nga Kalifornia, ku guvernatori ka bërë thirrje për një seancë urgjente të asamblesë së këtij shteti.

Ndërsa Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë pushtetin me një shumicë republikane në të dyja dhomat e Kongresit, disa guvernatorë demokratë duan të kufizojnë ndikimin e tij në shtetet e tyre.

“Nëse përpiqeni të dëmtoni njujorkezët, ose të hiqni të drejtat e tyre, unë do t’ju luftoj në çdo hap”, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hotchul.

Me shpejtësi reagoi edhe guvernatori i shtetit Illinois, J.B. Pritzker.

“Nëse merresh me banorët e shtetit tim, duhet të kalosh nga unë njëherë”, tha guvernatori Pritzker.

“Bëjmë thirrje për një seancë të posaçme urgjente të legjislaturës të shtetit tonë, të fokusuar në mënyrë të vendosur tek vlerat që ne i mbajmë të shtrenjta, që unë mendoj se janë vlera universale, që janë vlera amerikane”, tha guvernatori Newsom.

Guvernatori i Kalifornisë bëri kështu thirrje për një seancë të posaçme të asamblesë shtetërore për t’u përgatitur për atë që zyra e tij thotë se është: “një administratë federale e ardhshme që e ka kërcënuar shtetin në disa fronte”.

Pas fitores së tij, Presidenti i zgjedhur Trump postoi në rrjetin “Truth Social” se guvernatori Newsom “po përpiqet të VRASË Kaliforninë e bukur të vendit tonë”.

“Shteti i Kalifornisë është një rrëmujë”, tha zoti Trump në shtator.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidenti i zgjedhur Trump thotë shpesh se politikat progresive në Kaliforni kontribuojnë për krimin, të pastrehët dhe emigracionin e paligjshëm.

Gjatë presidencës së parë Trump, Kalifornia ngriti mbi 100 padi ndaj qeverisë federale, duke mbrojtur me sukses politikat shtetërore për emigracionin, për standardet e gazeve që çlirojnë automjetet, si dhe për qasjen tek kujdesi shëndetësor.

Duke folur javën e kaluar pranë urës së mirënjohur “Golden Gate” të San Franciskos, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta tha se ekipi i tij planifikon të fillojë ngritjen e padive, sapo Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Zoti Trump e tejkaloi në mënyrë të përsëritur autoritetin e tij në periudhën 2016 – 2020. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ai nuk do ta bëjë këtë sërish. Ne e balancuam, e ndalëm dhe e zbrapsëm sa herë që përpiqej të tejkalonte kompetencat”, tha prokurori i Kalifornisë.

Në një ndalesë gjatë fushatës elektorale në Los Anxhelos në shtator, zoti Trump sulmoi udhëheqësit e Kalifornisë dhe menaxhimin e burimeve shtetërore nga ana e tyre.

“Unë do t’ju jap siguri. Unë do t’ju jap një kufi të shkëlqyer dhe do t’ju jap më shumë ujë se pothuajse çdokush tjetër”, tha në shtator zoti Trump.

Kalifornia shpenzoi mbi 41 milionë dollarë për të mbrojtur ligjet dhe politikat gjatë presidencës së parë Trump, sipas organizatës jofitimprurëse “CalMatters”.

Kur ligjvënësit e Kalifornisë të mblidhen në dhjetor, udhëheqësit demokratë thonë se do të votojnë për fondet e emergjencës për ta bllokuar administratën e ardhshme Trump që të deportojë emigrantët, të kufizojë të drejtat për riprodhimin dhe ato civile, si dhe të heqë masat për mjedisin në shtetin më të populluar të Amerikës.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për luftë
Next Article Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?