By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva
Shqipëri

Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva

admin
Last updated: 28/11/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva, në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri. Në takim morën pjesë gjithashtu Drejtoresha e INSTAT-it, Lantona Sado, Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zNatasha Ahmetaj, si dhe përfaqësues të të dyja institucioneve.

Biseda u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në përafrimin e statistikave zyrtare me standardet e Bashkimit Evropian, bashkëpunimin ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor, si dhe përgatitjet për integrimin e statistikave shqiptare në Sistemin Statistikor Evropian.

Guvernatori Sejko vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Eurostat-it, e cila, përmes programeve të ndryshme ka ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përafrojë metodologjitë dhe praktikat e saj statistikore me standardet evropiane.

Ai theksoi se hartimi i statistikave monetare, financiare dhe të sektorit të jashtëm është pjesë e mandatit ligjor të Bankës së Shqipërisë, e cila është një nga prodhueset kryesore të statistikave zyrtare në vend. Përmbushja e kërkesave statistikore të Bankës Qendrore Evropiane është gjithashtu pjesë e përgatitjeve të Bankës së Shqipërisë për anëtarësimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.

Duke u ndalur te rezultatet e këtij bashkëpunimi, Drejtoresha e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva shprehu se Eurostat-i ka vlerësuar me një shkallë të lartë përputhshmërie statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe të investimeve të huaja direkte.

Gjithashtu, në kuadër të procesit të integrimit evropian, Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, lidhur me Kapitullin 18 “Statistikat” evidenton përmirësimin e koordinimit në Sistemin Kombëtar Statistikor, pas nënshkrimit të memorandumit të ri të mirëkuptimit ndërmjet INSTAT-it dhe Bankës së Shqipërisë, si dhe të marrëveshjes trepalëshe ndërmjet këtyre institucioneve dhe Ministrisë së Financave.

Në përmbyllje, Guvernatori Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar përafrimin me standardet statistikore të Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Sali merr pjesë në konferencën për Pavarësinë e Shqipërisë dhe proceset eurointegruese tek shqiptarët
Next Article Ministri Nufi, mesazh solidariteti për Turqinë pas rrëzimit të helikopterit ushtarak me 5 viktima

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?