By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Haaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje
Sport

Haaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje

admin
Last updated: 23/06/2026 09:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kombëtarja e Norvegjisë ka marrë një fitore të madhe dhe shumë të luftuar ndaj Senegalit me rezultat 3-2, në një ndeshje dramatike dhe me ritëm të lartë, që i siguroi kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës së Botës.

Heroi i ndeshjes ishte sërish Erling Haaland, i cili realizoi dy gola për norvegjezët, ndërsa Marcus Pedersen shtoi edhe një tjetër. Për Senegalit, të dy golat u shënuan nga Ismaila Sarr, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në sekondat e fundit.

Norvegjia e nisi ndeshjen me presion të lartë dhe krijoi rastin e parë serioz në minutat e para, kur Kristoffer Ajer rrezikoi me kokë, por Edouard Mendy reagoi mirë. Megjithatë, ndeshja u komplikua për skandinavët pas dëmtimit të Julian Ryerson në minutën e 12-të, i cili u zëvendësua nga Pedersen.

Në minutën e 43-të, Norvegjia kaloi në epërsi pas një gabimi të rëndë të Kalidou Koulibaly, i cili i dhuroi topin Pedersen për golin e 1-0. Pak para pushimit, Haaland ishte pranë golit të dytë, por goditi shtyllën nga një pozicion i vështirë.

Në fillim të pjesës së dytë, Norvegjia dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Martin Ødegaard, Haaland u gjend në zonë dhe shënoi për 2-0 në stilin e tij karakteristik.

Senegali reagoi menjëherë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 54-të me golin e Sarr, pas një asistimi të Sadio Mané. Por gëzimi i afrikanëve zgjati pak, pasi vetëm katër minuta më vonë Haaland realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Norvegjinë, duke çuar rezultatin në 3-1.

Në minutat e fundit, Senegali shtoi presionin dhe në kohën shtesë Sarr shënoi golin e tij të dytë për 3-2, duke rikthyer emocionet deri në fund. Megjithatë, pavarësisht një rasti të artë në sekondat e fundit, afrikanët nuk arritën të barazonin.

Norvegjia mbron epërsinë dhe siguron një fitore të madhe, ndërsa Haaland vazhdon të jetë emri kryesor i këtij Botërori me një formë të jashtëzakonshme.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbrojtësi i Anglisë tregohet i sinqertë: Në të ardhmen do të luaj në mesfushë
Next Article Miroslav Klose reagon pasi Messi theu rekordin e tij në Kupën e Botës: I heq kapelen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?