By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hagë, dëshmitarja e 49-të do të flas për një vrasje që përmendet në aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hagë, dëshmitarja e 49-të do të flas për një vrasje që përmendet në aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Maqedoni

Hagë, dëshmitarja e 49-të do të flas për një vrasje që përmendet në aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

admin
Last updated: 18/03/2024 11:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarja e 49-të e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04881 në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo dëshmitare është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar në sesion privat për publikun. Mirëpo, sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, dëshmitarja do të flas lidhur me një viktimë vrasje që përmendet në aktakuzë për të cilën pretendohet se është vrarë pasi që është marrë dhe dërguar në UÇK në zonën e Llapit.

“Dëshmia e dëshmitarit 04881 ka të bëjë me një viktimë vrasje në aktakuzë që është vrarë pasi është marrë dhe dërguar në UÇK-ja në zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i kanë thënë familja e saj dhe rrethanat që kanë ndikuar mbi të”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.

Vlen të theksohet se kur filloi dëshminë kjo dëshmitare, seanca ishte në sesion privat duke mos u dëgjuar se sa kohë ka paraparë ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes për ta marrë në pyetje atë. Pra, nuk dihet se sa do të zgjasë dëshmia e kësaj dëshmitareje.

Anulohen dy seanca në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të anulohen seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024.

Sipas trupit gjykues ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, me fillim të seancës së sotme gjyqësore, gjyqtari Smith III tha se do të fillojë dëshminë dëshmitari i 49-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04811.

Vlen të theksohet se sot e pranishme në seancën e gjyqit ishte edhe bashkmbrojtësja e re e ekipit të Thacit, Nina Tavakoli për të cilën u tha se do të parashtrojë pyetje për dëshmitarin.

Po ashtu, ajo pati një çështje për të parashtruar mirëpo për këtë gjë kërkoi sesion privat gjë e cila u miratua nga trupi gjykues.

Në fillim të seancës, Smith njoftoi se Thaçi dhe Krasniqi janë të pranishëm në sallë përmes video-lidhjes ndërsa dy të akuzuarit e tjerë janë fizikisht aty.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dua Lipa publikon datat e para të turneut për albumin e saj më të ri “Radical Optimism” – njëri ndër të parët do të jetë në Ballkan
Next Article Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në Bruksel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?