By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hakerat sulmojnë bankën franceze, zhduken rreth 100 milionë dollarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hakerat sulmojnë bankën franceze, zhduken rreth 100 milionë dollarë
Bota

Hakerat sulmojnë bankën franceze, zhduken rreth 100 milionë dollarë

admin
Last updated: 05/11/2026 11:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 5 nëntor, argument.mk/ – Banka franceze “Crédit Mutuel Arkéa” është bërë objekt i një sulmi kibernetik, përmes të cilit janë kryer transferta të paligjshme në vlerën e rreth 100 milionë eurove (112 milionë dollarë).

Banka rajonale franceze bëri të ditur se sulmuesit arritën të hynin në llogaritë e institucionit dhe të transferonin shuma të konsiderueshme parash drejt bankave të tjera.

Sipas saj, sulmi është neutralizuar dhe llogaritë e klientëve nuk janë prekur, ndaj ata nuk kanë pësuar humbje financiare.

Sipas bankës, paratë e transferuara janë konvertuar më pas në kriptomonedha përmes platformave të specializuara.

Një pjesë e fondeve është bllokuar, ndërsa po vijojnë përpjekjet për rikuperimin e pjesës tjetër.

Drejtuesit e institucionit përjashtuan mundësinë që transfertat të jenë shkaktuar nga gabime njerëzore, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të sofistikuar nga jashtë.

Banka nuk dha hollësi mbi mënyrën se si u realizua sulmi dhe as për identitetin e personave apo grupit që mund të qëndrojë pas tij.

Prokuroria e Parisit konfirmoi për AFP-në se ka nisur një hetim zyrtar për ngjarjen, e cila po trajtohet si sulm ndaj një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave, i kryer nga një grup i organizuar.

Gazeta franceze “Le Télégramme” raportoi fillimisht për humbje që mund të arrinin në 133 milionë dollarë, por banka nuk e konfirmoi këtë shifër.

Ajo pranoi megjithatë përmasat e konsiderueshme të dëmit, duke theksuar se vlera përfundimtare është ende duke u vlerësuar.

Institucioni siguroi se humbjet nuk përbëjnë kërcënim për qëndrueshmërinë e tij financiare.

Në gjysmën e parë të vitit, banka kishte regjistruar një fitim neto prej 230 milionë eurosh.

Sulmi u bë publik fillimisht nga “ZachXBT”, një hetues i pavarur që merret me gjurmimin e transaksioneve në teknologjinë “blockchain”, sistemin ku regjistrohen transaksionet e kriptomonedhave.

Sipas tij, fondet e vjedhura ishin shpërndarë përmes disa llogarive të hapura në platformat e këmbimit të kriptomonedhave.

You Might Also Like

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori

Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë

Katër të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes viktimave një grua dhe një 12-vjeçar

“Ende presidenti juaj”, Shtëpia e Bardhë ndan videon e Trump në versionin Lego: Po punon për ta bërë Amerikën përsëri të madhe

SHBA-të vendosin sanksione të reja ndaj ushtrisë kubaneze dhe rrjeteve të transportit energjetik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fitorja e demokratëve në SHBA, Zelensky shpreson për më shumë ndihmë për Ukrainën
Next Article Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?