By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hamasi pranon t’ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hamasi pranon t’ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?
Bota

Hamasi pranon t’ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?

admin
Last updated: 17/02/2025 20:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hamasi është shprehur se do të ishte gati t’ia dorëzonte Rripin e Gazës, Autoritetit Palestinez.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, kanë thënë burime për Sky News Arabic në një raport të së dielës mbrëma.

Burimet thuhet se shpjeguan se Hamasi tha se çdo punonjës i tyre i qeverisë do të “përfshihej sërish në administratën e re, ose do të dilnin në pension, me një garanci që pagat e tyre do të paguhen”.

Më tej, burimet thanë në raport se vendimi i supozuar i Hamasit vjen “pas presionit të konsiderueshëm egjiptian ndaj delegacionit të Hamasit që vizitoi Kajron”.

Ndryshe, Izraeli do të dërgojë një delegacion të grupit të punës në Kajro të hënën për të zhvilluar bisedime mbi marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit të Gazës, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit të dielën.

Ekipi do të diskutojë zbatimin e fazës së parë të marrëveshjes së pengjeve, në të cilën pritet të lirohen gjashtë pengjet e mbetura të gjalla.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë më parë se SHBA do të “marrë kontrollin” e Rripit të Gazës dhe do të jetë përgjegjëse për punën e rindërtimit në rajon, si dhe do ta kthejë atë në një “rivierë të Lindjes së Mesme” për botën.

Në të njëjtën kohë, ai e quajti Rripin aktual të Gazës një vend të shkatërruar dhe argumentoi se banorët e tij duhet të shkojnë në vende të tjera përgjithmonë, duke sugjeruar, në veçanti, Jordaninë ose Egjiptin.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prekazi pret mijëra qytetarë në nderim të Familjes Jashari
Next Article Bekim Sali për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?