By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hanin kumbulla pas shpinës së udhëheqjes, Partia Komuniste përjashton dy ish-ministra të mbrojtjes në Kinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hanin kumbulla pas shpinës së udhëheqjes, Partia Komuniste përjashton dy ish-ministra të mbrojtjes në Kinë
Bota

Hanin kumbulla pas shpinës së udhëheqjes, Partia Komuniste përjashton dy ish-ministra të mbrojtjes në Kinë

admin
Last updated: 28/06/2024 00:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Partia Komuniste e Kinës ka përjashtuar dy ish-ministra të mbrojtjes, Li Shangfun dhe paraardhësin e tij, Wei Fenghen. Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve ‘Xinhua’, të dy ish-zyrtarët u akuzuan për kryerjen e “shkeljeve serioze të disiplinës”, gjuhë që përdoret nga zyrtarët kinez kur flitet për korrupsionin.

Atikulli në ‘Xinhua’ thotë: “Si një anëtar i rëndësishëm i udhëheqjes së partisë dhe ushtrisë, Li Shangfu tradhtoi misionin e tij… tradhtoi besimin e Komitetit Qendror të Partisë dhe Komisionit Qendror Ushtarak … dhe shkaktoi dëme të mëdha në kauzën e partisë dhe mbrojtjen kombëtare”.

Artikulli thotë gjithashtu se një hetim i drejtuar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste zbuloi se zoti Li kishte “kërkuar përfitime për veten dhe të tjerët” dhe se nuk kishte përmbushur detyrat e tij politike.

Sipas artikullit, zoti Li dyshohet gjithashtu se ka marrë “shuma të mëdha parash” ryshfet, si dhe u ka dhënë ryshfet të tjerëve”. Artikulli në ‘Xinhua’ ishte konfirmimi i parë zyrtar i hetimit të zotit Li duke zbuluar edhe detaje të natyrës së krimeve të dyshuara.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Li u hoq nga detyra pasi nuk u pa në aktivitete publike për gati dy muaj. Ai u zëvendësua në muajin dhjetor nga admirali Dong Jun. Paraardhësi i zotit Li, Wei Fenghe, gjithashtu nuk u pa në aktivitete publike për një periudhë të gjatë pasi u zëvendësua gjatë një riorganizimi të kabinetit qeveritar në muajin mars.

Që kur erdhi në pushtet, para më shumë se një dekade, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka nisur një fushatë të gjerë kundër korrupsionit. Presidenti Xi është përqëndruar veçanërisht në luftën kundër korrupsionit në ushtri.

Javën e kaluar, ndërsa fliste gjatë një konference që kishte të bënte me ushtrinë, Presidenti Xi theksoi nevojën për të “çrrënjosur kushtet në të cilat lulëzon korrupsioni dhe të zgjerojë thellësinë dhe gjerësinë e luftës kundër korrupsionit”, sipas medias shtetërore kineze.

Gjatë kësaj konference, Presidenti Xi gjithashtu theksoi nevojën për të “forcuar mbikëqyrjen e gjithanshme të kuadrove të lartë në ushtrimin e detyrave dhe përdorimin e kompetencave të tyre”.

Reagimet ndaj përpjekjeve të Presidentit Xi kundër korrupsionit kanë qenë të ndryshme. Mbështetësit thonë se përpjekjet kanë të bëjnë me qeverisjen e pastër, ndërsa kritikët thonë se ato mund të shërbejnë si mjet për të eliminuar rivalët politikë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Saga e Onkologjisë nuk do të përfundojë kurrë: Të sëmurët presin me orë të tëra të marrin kimioterapinë
Next Article Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?