By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes ndaj Atletico Madridit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes ndaj Atletico Madridit
Sport

Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes ndaj Atletico Madridit

admin
Last updated: 13/02/2026 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Barcelona pësoi një humbje të rëndë 4-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, të zhvilluar të enjten.

Katalanasit do të duhet të përmbysin disavantazhin prej katër golash nëse duan të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar, me ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Spotify Camp Nou’.

Sipas Marca, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, reagoi pas ndeshjes në konferencën për shtyp, duke pranuar se skuadra e tij ishte larg nivelit të zakonshëm në ‘Riyadh Air Metropolitano’.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, nuk luajtëm si ekip. Distanca mes tyre dhe nesh ishte e madhe. Nuk bëmë presion. Dhe në 45 minutat e para morëm një mësim të madh”, deklaroi Flick.

“Në fund ishte më mirë. Kemi edhe dy pjesë të tjera për të luajtur dhe do të luftojmë. Nëse fitojmë 2-0 në secilën pjesë… do të kemi nevojë për tifozët tanë në shtëpi.”

Flick u pyet gjithashtu për vendimin për të anuluar golin e Pau Cubarsi pas një kontrolli tetëminutësh të VAR-it.

“Gjithçka nisi me kartonët e verdhë, ndërhyrja e parë ndaj Balde ishte e tillë. Sigurisht. Do të ishte krejt ndryshe nëse do ta kishte dhënë kartonin. Duke mos e bërë këtë, i fton ata të luajnë në këtë mënyrë. Është rrëmujë”.

“Ata presin shtatë minuta, hajde pra. Çfarë gjetën në këto shtatë minuta? Në rregull. Kur e pashë situatën, ishte e qartë që nuk kishte pozicion jashtë loje”.

“Ndoshta ata panë diçka ndryshe. Atëherë na tregoni. Nuk ka komunikim. Është shumë keq këtu”, ka deklaruar gjermani.

You Might Also Like

Plani i Infantinos ndërlikohet, “JP Morgan” zbulon: Garat e FIFA-s do të rriten nga 200 në 450 në vit

“I uritur për të fituar përsëri”, John Stones shpalos ambiciet e tij me Interin

“Nuk keni të ardhme te Bayerni” – klubi bavarez u kërkon tre yjeve të largohen urgjentisht

Juventusi kërkon yllin e Manchester Cityt – kontaktet mes klubeve kanë nisur

Jo vetëm Vinicius Jr, Arsenali e do edhe një yll tjetër të Real Madridit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vesa Luma ‘thumbon’ Taynën për 250 eurot e të drejtave autoriale, e etiketon si ‘artiste të momentit’
Next Article Ministri Sali në takim ministror për zbatimin e Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?