Kryeministri i Kinës Li Qiang mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Mbledhjes së 10-të Vjetore të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (AIIB) të enjten në Pekin.
Li Qiang tha se gjatë 10 vjetëve të fundit, me mbështetjen dhe përpjekjet e përbashkëta të të gjithë anëtarëve, AIIB u është përmbajtur aspiratave të saj origjinale, ka inovuar e përparuar, dhe anëtarët e saj janë zgjeruar nga 57 në 110. Biznesi i bankës ka vazhduar të rritet dhe të zhvillohet, duke krijuar një imazh të mirë profesionalizmi dhe pragmatizmi, duke i sjellë një hov të ri zhvillimit të përbashkët të të gjithë anëtarëve, duke zgjeruar modelet e reja për qeverisjen financiare globale dhe duke vendosur një shembull të ri për bashkëpunimin shumëpalësh ndërkombëtar
Kyreministri Li paraqiti tre shpresa për zhvillimin e AIIB-së: “Së pari, ne duhet të rrisim mbështetjen financiare për të ndihmuar anëtarët të përmirësojnë aftësitë e tyre të zhvillimit; së dyti, duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojmë ndërthurjen midis lidhjes rajonale dhe nismave globale; së treti, duhet të përmirësojmë funksionet e qeverisjes shumëpalëshe dhe të optimizojmë risitë në shërbime.
Në fjalimin e tij, kryeministri Li tha po ashtu se ekonomia kineze ka ruajtur prirjen pozitive nën presionin e jashtëm dhe mbetet një motor i rëndësishëm i rritjes globale. Kina do të vazhdojë të zgjerojë hapjen e saj e të krijojë mundësi të reja nëpërmjet përmirësimit të tregut dhe shpejtimit të transformimit nga “Prodhuar në Kinë” në “Krijuar në Kinë”, duke çelur më shumë hapësirë bashkëpunimi për të gjitha vendet. Pala kineze është e gatshme të punojë me të gjitha palët e tjera për të promovuar zhvillimin e AIIB-së dhe prosperitetin global.

