By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj: Në kohën time Radojçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor – Më shumë të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj: Në kohën time Radojçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor – Më shumë të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi
Maqedoni

Haradinaj: Në kohën time Radojçiqi iku nga Kosova, në kohën e Kurtit është bërë faktor – Më shumë të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi

admin
Last updated: 31/07/2024 10:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se trupi i të vrarit nga policët e Serbisë, Faton Hajrizi do të kthehet në Kosovë vetëm nëse Serbia dëshiron të i bëjë ndonjë favor kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse sipas tij, ky i fundit është njeri i Serbisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka thënë se me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Milan Radojçiqit është kthyer në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën.

“Radojçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radojçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radojçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën pra e shihni dallimin”.

“VV-ja për me i fshehë këto planet e veta dhe me fsheh agjendën që e kanë pro Serbisë, fillimisht janë kujdesë me sulmu UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se në kohën kur ishte në frontin e luftës, si komandat i zonës operative të Dukagjinit, serbët emrin e tij e kanë pasur tmerr.

Sipas tij, Qeveria e Kurtit është kundër kategorive të luftës.

“Në rastin kur jam takuar me Rajdociqin kam qenë deri atëherë komandat i zonës operative të Dukagjinit, që e ka kryer detyrën në luftë 100 për qind; krejt serbët kudo që jetojnë emrin tim e kanë tmerr prej luftës. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, i cili është përballë me Gjykatën Ndërkombëtare është dalë i pafajshëm dhe njeriu që e ka bërë ushtrinë e Kosovës, këta janë kujdes që me mbuluar agjendën e tyre, e kemi rastin e votës në parlament rë Listës Serbe dhe VV-së, kundër kategorisë së lirisë. UÇK-ja dhe atë që e japin jetën e Kosovës lanë menduar që do të heshtin, por e vërteta është që nuk do të heshtin”.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti është njeriu i Serbisë, duke shtuar se punët e kryeministrit nuk janë në favor të Kosovës por në interes të Serbisë.

Tutje, ai foli edhe për rastin vrasjes nga Policia e Serbisë, të Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë. Derisa kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë kishte kërkuar që të mos heriozohet një kriminel ordiner, Haradinaj thotë se më shumë të këqija ka bërë Kurti Kosovës sesa Hajrizi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë; e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë. Këtë e bënë me agjendë, sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse atë kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian
Next Article Dj Geek falënderues ndaj festivalit Sunny Hill për të mirat që i solli Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?