Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta kalojë larg dinamikës politike, duke vrapuar në natyrën e parkut të Gërmisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka përshëndetur qytetarët me një “Mirëmëngjesi nga Gërmia”, duke ndarë momente nga aktiviteti i tij fizik në ajër të pastër.
Ky veprim i Haradinajt vjen në një kohë kur skena politike në vend është ende në pritje të zhvillimeve të mëtejme.
Procesi parlamentar ka hasur në pengesa, pasi ende nuk është bërë betimi i deputetëve të rinj, të zgjedhur nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt.
Arsyeja për këtë ngecje është votimi i raportit për verifikimin e mandateve të tyre, i cili nuk ka kaluar ende në Kuvend.
Seanca e radhës parlamentare është caktuar të mbahet të shtunën, në orën 12:00, ku pritet të shihet nëse do të ketë përparim në procesin e konstituimit të Kuvendit.
