By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta e UÇK-së ishte themeli i lirisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta e UÇK-së ishte themeli i lirisë
Kosovë

Haxhiu: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik, lufta e UÇK-së ishte themeli i lirisë

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 11:18
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik i vendit, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po ndërton kapacitete profesionale në përputhje me standardet më të larta euroatlantike.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2026, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbeten themelet e lirisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje oficerëve të rinj që ta ushtrojnë detyrën me ndershmëri, integritet dhe përgjegjësi.

“Kjo ditë u përket në radhë të parë sigurisht juve, kadetë. U përket familjeve tuaja, të cilat i falënderoj nga zemra për mundin, disiplinën dhe edukimin që ju kanë dhënë. I përket Akademisë që ju ka përgatitur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, që sot merr në radhët e saj oficerë të rinj, të përgatitur për përgjegjësi më të mëdha të jetës së tyre”, tha ajo.

Haxhiu tha se diplomimi shënon fillimin e një përgjegjësie të re për oficerët e rinj, të cilët gjatë katër viteve kanë kaluar një proces të plotë akademik dhe ushtarak.

“Të dashur kadetë dhe nga sot oficerë të rinj. Me diplomimin tuaj përmbyllet një kapitull i rëndësishëm i formimit tuaj dhe nis një përgjegjësi e jashtëzakonshme si oficerë të Republikës. Katër vite më parë, ju e nisët këtë rrugëtim me ëndrra, ambicie dhe me vullnet të palëkundur për t’i shërbyer atdheut. Gjatë këtyre viteve, përmes programit të integruar akademik dhe ushtarak, keni përfituar njohuri universitare dhe njëkohësisht keni kaluar përmes edukimit, stërvitjes dhe formimit ushtarak në Akademinë e Mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Formimi që keni marrë ka ngulitur disiplinë dhe një kuptim të qartë të përgjegjësisë që mban oficeri. Pajisjet moderne, teknologjia dhe standardet e reja kanë rritur pritshmëritë ndaj njerëzve që dinë të mendojnë drejt, të qëndrojnë të qetë dhe të veprojnë shpejt e me integritet”, tha ajo.

Ajo theksoi se grada ushtarake bart përgjegjësi dhe duhet të justifikohet me profesionalizëm e integritet.

“Gradat që do të mbani në supet tuaja nga sot nuk janë thjesht dekorim në uniformën tuaj. Një oficer fiton besim me sjellje, me ndershmëri, me kujdesin ndaj njerëzve që i besohen dhe me gatishmëri për të marrë përgjegjësi edhe atëherë kur vendimet mund të jenë të vështira”, tha ajo.

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren

Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Mbi 2 milionë euro grante për biznese, lansohen skemat për inovacion dhe energji të pastër

Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekrem Bajroviq shpallet fajtor për krime lufte edhe në rigjykim, dënohet me 12 vjet burgim
Next Article LSDM: Platforma për “bashkimin e opozitës” ka një qëllim të vetëm shpërbërjen e saj sipas modelit të Vuçiqit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mucunski: Marrëdhëniet diplomatike duhet të shndërrohen në mundësi ekonomike
Maqedoni
Autobusi bie në humnerë, të paktën 40 të vdekur
Bota
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
Kosovë
​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?