By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE
Kosovë

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

admin
Last updated: 07/07/2026 11:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetin Riho Terras, me të cilin diskutoi për perspektivën evropiane të vendit.

Haxhiu tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk duhet të përballet me vonesa të mëtejshme.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave”, theksoi ajo.

Sipas saj, Kosova nuk kërkon trajtim të privilegjuar, por një proces të drejtë.

“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Haxhiu.

Ajo paraqiti edhe progresin e Kosovës në reformat evropiane, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, duke nënvizuar se orientimi euroatlantik i vendit mbetet i palëkundur.

“Orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare”, tha ushtruesja e detyrës së Presidentes.

Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, çështjet e sigurisë dhe mungesën e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët”, theksoi Haxhiu.

You Might Also Like

Murati vlerëson raportin e FMN-së: Kosova ndër ekonomitë me zhvillimin më të shpejtë në Evropë

Peci: Mërgimtarët do të kenë parking falas në hapësirat komunale në Mitrovicë

Pacolli dhe Ahmeti dakordohen për bashkëpunim, synohet ndërtimi i një deponie moderne për rajonin e Prishtinës

Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale

Ardhja e mërgimtarëve, nuk ka pritje në pikat kufitare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i ri për Kodin Zgjedhor: Levica propozon kompromis të votojë diaspora por me postë
Next Article Dogana e Kosovës kap rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të RMV-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?