By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve
Kosovë

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

admin
Last updated: 25/06/2026 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar mundësinë e përfshirjes në projektet që lidhen me gazin amerikan, por konsideron se vendimet për çështje të tilla duhet të merren pas diskutimeve dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e pyetur se si i përgjigjet Qeveria e Kosovës thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Odave Ekonomike që Kosova të bëhet pjesë e marrëveshjeve për gazin amerikan, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se çështja e gazit nuk mund të reduktohet në përgjigje të thjeshta me “po” ose “jo”, pasi sipas saj kërkon analizë të plotë të kostove dhe përfitimeve për qytetarët e Kosovës.

“Shihni, sa i përket kësaj çështje, unë mendoj që a duhet Kosova ta pranojë apo jo gazin, nuk është çështje e përgjigjeve me ‘po’ ose ‘jo’. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë diskutime në nivel të institucioneve përgjegjëse, në nivel të ekspertëve, në mënyrë që të diskutohet për përfitimet, për koston që ndërlidhet në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për aspekte të tjera të cilat i takojnë ekspertëve të fushës që të merren me këto”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, institucionet e Kosovës janë të hapura për diskutime serioze lidhur me këtë projekt dhe nuk kanë refuzuar iniciativa që konsiderohen në interes të qytetarëve.

“Kosova asnjëherë nuk ka thënë jo projekteve që janë në të mirën e interesit publik, në të mirën e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mirëpo, për tema të tilla duhet që të ketë diskutime serioze. Ne nuk ia kemi mbyllur derën diskutimeve serioze, jemi të hapur që të diskutojmë për këtë. Ministrja Rizvanolli ka diskutuar për këtë çështje dhe po punon në këtë drejtim. Prandaj, le t’ia japim mundësinë institucioneve përgjegjëse që të japin përgjigjen finale për këtë”, tha ajo.

Ajo kundërshtoi vlerësimet se mospajtimi eventual me projekte të caktuara energjetike mund të interpretohet si qëndrim antiamerikan, duke theksuar se institucionet vendimmarrëse duhet të veprojnë bazuar në interesin e qytetarëve të Kosovës.

“Në qoftë se Kosova, Republika e Kosovës, sheh një zgjidhje tjetër si një zgjidhje më të mirë, atëherë pse duhet që të kritikohet dhe pse duhet që qeveria apo institucionet e Republikës së Kosovës të konsiderohen antiamerikane? Institucionet e Republikës së Kosovës punojnë për interesat e qytetarëve dhe natyrisht mbështesin projekte që janë në favor të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve, mirëpo kjo nuk do të duhej të shihej si antiamerikanizëm. Dhe mendoj që me këtë qasje nuk po e ndihmojmë as Republikën e Kosovës, por as partneritetin”, tha ajo.

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Ministria e Mbrojtjes: Kosova nuk është ftuar në Samitin e NATO-s sepse nuk është shtet anëtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore
Next Article Probleme për Anglinë përpara ndeshjes së rëndësishme, i lëndohet njëri nga lojtarët kryesor të ekipit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?