By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030
Kosovë

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

admin
Last updated: 28/11/2026 13:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 nëntor, Argument – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka prezantuar projektplanin e punës për Agjendën Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030, në një takim ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të grave.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri të ditur se kjo agjendë synon t’i ofrojë Kuvendit një plan të qartë pune deri në vitin 2030, me fokus në fuqizimin ekonomik të grave, arsimin, punësimin, mbrojtjen nga dhuna dhe mbikëqyrjen parlamentare të zbatimit të ligjeve.

Ajo theksoi se në kuadër të këtij angazhimi do të organizohen edhe vizita në rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim të takimit me organizatat e grave dhe përfshirjes së përvojave të tyre në punën parlamentare.

Haxhiu nënvizoi se barazia gjinore duhet të reflektohet në jetën e përditshme, përmes pagës së barabartë për punë të njëjtë, të drejtës së barabartë në pronë dhe përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse.

Ajo vlerësoi kontributin e grave në Kosovë, të cilat udhëheqin biznese e institucione dhe përfaqësojnë vendin edhe në arenën ndërkombëtare sportive, duke theksuar se Kuvendi ka përgjegjësi të krijojë mundësi të barabarta për çdo grua dhe vajzë.

Në fund, kryetarja e Kuvendit falënderoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxhën, kryesuesen e Grupit të Grave Deputete, Arijeta Rexhepin, UN Women në Kosovë dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Next Article Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?