By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve
Kosovë

Haxhiu: ShKK kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, rëndësi ka edhe rehabilitimi i të burgosurve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, zbatimin e ligjit dhe forcimin e sundimit të ligjit, por njësoj i rëndësishëm është edhe rehabilitimi dhe riintegrimi i personave të privuar nga liria, ka thënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në ceremoninë e shënimit të 27-vjetorit të themelimit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka vlerësuar se funksionimi i Shërbimit Korrektues mbështetet në punën dhe përkushtimin e zyrtarëve që shërbejnë në këtë institucion.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk është vetëm një institucion që administron vuajtjen e dënimit; ai është një institucion që garanton sigurinë, mbron rendin, zbaton ligjin dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Por mbi të gjitha, ky institucion qëndron dhe funksionon falë njerëzve që çdo ditë i shërbejnë atij me përgjegjësi, me profesionalizëm dhe me përkushtim”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se suksesi i një sistemi korrektues nuk duhet të matet vetëm me administrimin e dënimeve, por edhe me mundësitë që u ofrohen të burgosurve për ndryshim dhe rikthim në shoqëri.

“Një përgjegjësi po aq e rëndësishme është kontributi në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria, sepse sot një sistem Korrektues i suksesshëm nuk matet vetëm me aftësinë për të administruar dënimin, por edhe me mundësinë që u jep njerëzve të ndryshojnë, të përgatiten për një jetë të re dhe të rikthehen si qytetarë të përgjegjshëm në shoqërinë tonë”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka thënë se gjatë viteve të fundit institucioni ka avancuar në aspektin ligjor, profesional dhe të sigurisë, me synimin për t’u përafruar me sistemet më të zhvilluara evropiane.

Ai ka bërë të ditur se ShKK-ja është fuqizuar me mbi 400 zyrtarë të rinj, ndërsa qindra të tjerë janë trajnuar brenda dhe jashtë vendit.

“Gjatë viteve të fundit kemi punuar një vizion me një vizion të qartë: ndërtimin e një shërbimi korrektues modern, profesional dhe të krahasueshëm me sistemet më të zhvilluara evropiane. Kemi avancuar kornizën ligjore përmes nxjerrjes së ligjit për shërbimin korrektues të Kosovës, ndryshimit të ligjeve kryesore dhe miratimin e rreth 30 akteve nënligjore. Kemi investuar në ngritjen profesionale të stafit, me qindra zyrtarë të trajnuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe kemi fuqizuar institucionin me mbi 400 zyrtarë të rinj”, tha ai.

Dibrani ka theksuar gjithashtu se mbi 5 mijë persona të privuar nga liria janë përfshirë në programe edukative, profesionale dhe rehabilituese, ndërsa janë bërë investime në infrastrukturë, teknologji dhe sistemin e sigurisë.

“Kemi themeluar institucionin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta, kemi modernizuar infrastrukturën, kemi investuar në teknologji dhe kemi avancuar sistemin e sigurisë. Mbi 5 000 persona të privuar nga liria janë përfshirë në programe edukative profesionale dhe rehabilituese. Kemi nënshkruar me dhjetëra marrëveshje të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, duke krijuar mundësi të reja për arsim dhe përgatitje për rikthim në shoqëri. Këtu nuk janë vetëm statistika. Janë parandaluar dhe zbuluar rreth 600 raste të reja të parandalimit të kondrabandës”, tha ai.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulejmani i përgjigjet BDI-së: Bursat nuk janë privilegj etnik apo politik!
Next Article Uji në Shkup është i sigurt për pije

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?