By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë
Sport

Hertha Berlin në telashe para fillimit të sezonit, DFL e detyron të ndryshojë dizajnin e fanellës së parë

admin
Last updated: 31/07/2025 15:48
By admin 2 Min Read
Share
SOCCER - A.Wien vs Hertha, test match VIENNA,AUSTRIA,18.JUL.25 - SOCCER - ADMIRAL Bundesliga, 2. Deutsche Bundesliga, FK Austria Wien vs Hertha BSC Berlin, test match. Image shows the rejoicing of Julian Eitschberger and Fabian Reese Hertha. PUBLICATIONxNOTxINxAUTxSUIxSWE GEPAxpictures/xArminxRauthner
SHARE

Tre ditë para fillimit të sezonit të ri të Bundesligës 2, Hertha BSC është përballur me një problem të pazakontë. Liga Gjermane e Futbollit (DFL) ka ndaluar përdorimin e fanellës së re të skuadrës në ndeshjet zyrtare.

Fanella, e prodhuar nga kompania Castore, u prezantua tre javë më parë dhe u prit shumë mirë nga tifozët. Megjithatë, DFL ka vendosur në minutën e fundit se ajo nuk përputhet me rregullat e garave.

Problemi qëndron në pjesën e pasme të fanellës. Ndryshe nga pjesa e përparme që ka vija blu e të bardha, shenja dalluese e klubit, pjesa e pasme nuk ka asnjë vijë.

Rregullorja e DFL kërkon që modeli i pjesës së përparme të vazhdojë edhe në pjesën e pasme, të paktën në të tretën e poshtme poshtë numrit.

Fanellat e Herthës nuk e kanë këtë detaj dhe për këtë arsye u refuzuan.

Klubi ka konfirmuar për mediat gjermane se po punon për një zgjidhje urgjente. Ata kanë kohë deri në javën e 9-të për të bërë ndryshimet e nevojshme.

“Qëllimi ynë është ta zgjidhim çështjen deri në ndeshjen e parë në shtëpi”, ishte reagimi i Hertha BSC në një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se vijat do të shtohen sa më shpejt.

Interesante është se fanellat replika të shitura për tifozët nuk janë identike me ato që përdorin lojtarët në ndeshje.

You Might Also Like

David kalon te Atletico Madrid

Shtatë blerje për “revolucionin”, Barcelona mbyll afatin kalimtar në mënyrë spektakolare

Lëvizje surprizë e Chelseat në fund të afatit kalimtar, kërkohet ylli i Arsenalit

Briken Calja fiton të artën dhe të bronztën në dy gara të peshëngritjes në ‘Taranto 2026’

Mourinho rregullon te Real Madridi atë që Xabi Alonso e prishi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ESHA: FSSH paguan 5 milionë euro për pacientët jashtë vendit, por nuk e di nëse ata janë mjekuar me sukses
Next Article Kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas, jep dorëheqjen mes hetimeve për korrupsion dhe protestave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?