By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024
Maqedoni

Heshtje parazgjedhore për shkak të rivotimit për zgjedhjet parlamentare 2024

admin
Last updated: 20/05/2024 20:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 maj – Për shkak të përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024 në shtatë vendvotime në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njofton transmetuesit nacionalë dhe transmetuesit që transmetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të zgjasë deri në orën 19 të datës 22 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.

Votimi do të përsëritet në shtatë vendvotime të mërkurën në Njësinë zgjedhore (NJZ) 5 dhe në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në komunën e Krushevës, 1844 në komunën e Strugls dhe 1272 në komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës. Nesër votojnë personat e sëmure dhe të pafuqishëm të cilët tashmë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare, si dhe të burgosurit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Punë ka, madje nga Maqedonia e Veriut për kompani dhe brende botërore!
Next Article Biden kundërshton kërkesën e prokurorit të GJNP-së për urdhër arresti ndaj Netanyahut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?