By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Himni shtetëror, në shkollat e mesme?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Himni shtetëror, në shkollat e mesme?
MaqedoniTOP LAJM

Himni shtetëror, në shkollat e mesme?

admin
Last updated: 12/12/2024 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 dhjetor –  Gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit. Kështu parasheh neni 54 paragrafi 3 i propozim ligjit për arsim të mesëm që kaloi në lexim të parë në Komisionin juridiko ligjvënës në Kuvend, shkruan Alsat.

Ministrja e Arsimit Janevska tha se intonimi i himnit nuk është obligative dhe për këtë vendosin themeluesit e shkollave të mesme, në këtë rast, komunat.

Në komunat si Çairi, Buteli, Saraji e komuna të tjera në Shkup, nuk vendosin komunat amë por Qyteti i Shkupit. Kjo do të thotë se nëse Qyteti i Shkupit vendos që të intonohet himni në shkollat e mesme në komunat e lartëpërmendura, kjo do të duhet të zbatohet.

“Ne si pjesëtarë të një shteti krenohemi me simbolet tona kombëtare, himnin, flamurin dhe stemën. Të gjithë që e ndjejnë këtë shtet si të tyren dhe të gjithë që konsiderojnë se duhet të punojnë për prosperitetin e këtij shteti, duhet t’i respektojnë simbolet e shtetit”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari tha se nxënësit shqiptarë nuk duhet ta kenë obligative intonimin e himnit, për shkak se e njëjta nuk përmban asnjë element të identitetit të tyre.

“Ne e respektojmë himnin e shtetit por kjo dispozitë i shton presionet ndaj nxënësve shqiptarë për faktin se në himnin e shtetit, nuk përmendet asnjë element i identitetit tonë kulturor. Për më tepër, kjo mund të krijojë një ndjesi të përjashtimit të nxënësve shqiptarë të cilët ndjehen më pak të përfshirë në kulturën shtetërore dhe shpesh herë kjo lë impakt negativ në ndjenjat e përkatësisë dhe identitetit”, u shpreh Rina Ajdari – Deputete FE.

“Nëse nuk doni ta intononi nuk e keni patjetër ta intononi. Por ju lutem të mendoni se në çfarë drejtimi duhet ti edukojmë fëmijët tanë për patriotizëm dhe obligimet që i kanë ndaj shtetit amë, ky është shtet i tyre, nesër ata do ta udhëheqin këtë shtet”, theksoi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Deputetja e Frontit Europian Rina Ajdari paralajmëroi amendamente ndaj këtij neni dhe neneve të tjera të ndryshimeve ligjore të propozuara./ Alsat.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Veliaj kërkesë në gjykatë, kundërshton veprimet e SPAK-ut
Next Article Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, pjesë e Këshillit të 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë në Vjenë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?