By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Historia e çdo qytetërimi nis me poetët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Historia e çdo qytetërimi nis me poetët
Kulturë

Historia e çdo qytetërimi nis me poetët

admin
Last updated: 11/02/2025 11:59
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Nga: Ilir Cenollari

1.

Poezia është një nga mjeshtëritë më të vjetra që ka krijuar njeriu dhe njerëzimi. Ajo ka lindur si dehje mistike, si frymë hyjnore, si muzikë e shpirtit dhe fjalës së lëmuar. Profetët e orakujve të lashtë kanë qenë dhe poetët e parë; nëpërmjet fatthënave profetike u farkëtua dhe vargu poetik, rima dhe muzikaliteti artistik. Profetët qenë mjeshtër të poezisë, oratorisë, vargut metrik, rimës dhe rrjedhshmërisë.

Tradita e poezisë buron nga shenjtorja me famë botërore e Dodonës; profetët e orakujve dhe tempujve të shenjtë shquheshin në artin e poezisë dhe gojëtarisë.

Njihen përkufizime të shumta për poetët dhe poezinë. Përcaktimet e para në vijnë nga lashtësia, nga antikiteti grekoromak. Sokrati theksonte se poetët janë të vetmit interpretues të zotave. Platoni vërente: “Poetët janë mbartës të një dhurate hyjnore, por ata janë dhe njerëz të kufizuar, të papërgjegjshëm për shkak të gjenisë, shpirtra të veçantë, që s’përshtaten lehtë me realitetin”.

Aristoteli kumtoi se “poetët janë profetët e së vërtetës … Objekti i artit është njeriu. Historiani tregon atë që ka ndodhur, ndërsa poeti atë që do të mundë të ndodhte, prandaj poezia është më filozofike se sa historia dhe ka karakter më të lartë. Poezia merret me sendet sublime, me të përgjithshmen, pra me të madhërishmen dhe universalen”.

Juvenali e shikon poetin e vërtetë me këtë sy: “Mirëpo, një poet, që rri më lart nga vendi ku na rri frote e rëndomtë, një poet që nuk të shkruan kurrë për asnjë gjë që mund të jetë e njohur, apo dhe e përbuzur nga të tjerët, që nuk përpiqet që të na ngjizë këngë për hir të asaj kacidhje të pacipë, them, ky poet, me plot merita shpirti, do të na bëhet një poet me plot gojën, vërtet Poet, kur ky do të shpëtojë nga halle dite dhe do fshikullojë për pastërti natyre e i përlindur, që etjen e tij ta shuajë ndër burime kristali muzash aonide”.

Për Ovidin, “Poezia është frymë hyjnore, ankth që s’e mban dot përbrenda”. Me këtë formulim, duket se poeti i ka thënë të gjitha.

Për Horacin poezia na mëson e na shijon njëkohësisht. Talenti poetik është përzierje e dhuntisë dhe e kulturës, e frymëzimit dhe studimit. Arsyeja është burimi dhe parimi i artit të të shkruarit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

2.

Le të shijojmë përshkrimin e mendimtarit tonë, Isuf Luzaj, për poezinë.

Krojet e qytetërimeve botërore janë mbushur nga këto tre burime: bukuria, madhështia dhe misteri. Këto burime natyra i ka mishëruar në shpirtin e poetit. Poeti realizon, sintetizon dhe nxjerr në pah të gjithë bukurinë, madhështinë dhe misterin e epokës së tij. Historia e kulturave nis me lindjen e një poeti. Poezia na pajton me jetën, na ripërtërin natyrën për të kuptuar se ç’po bëjmë dhe ku po shkojmë. Bukuria nuk provohet me anë të gjykimit. Bukuria është karakteristikë ose veti e natyrës. Një bukuri që nuk shpjegohet dot është më e dashur sesa bukuria që shikojmë, prekim dhe shijojmë. Poeti zbulon ligjet e misterit, ai i ndjen dhe shpjegon këto ligje. Nuk ekziston shpirt poeti pa shkëndijën e gjeniut. Universi është një pikturë e shpirtit. Ne nuk e kuptojmë dot misterin e universit sepse shkenca jonë është shqisore dhe si e tillë është e sipërfaqshme. Njeriu i kulturuar dhe poeti janë fetarët besnikë të natyrës. Poeti është kumbari që i vë emrin foshnjës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga poeti, njeriu i vdekshëm, lind njeriu i pavdekshëm. Poeti i sheh gjërat përpara se të ndodhin, ai nxjerr nga gjiri i natyrës melodinë e fshehtë të universit. E vërteta dhe simetria e natyrës modelohen në shpirtin e pasur të poetit aq sa na magjeps dhe na bën të zbulojmë mrekullitë e natyrës. Kjo aftësi mendore quhet imagjinatë, sfera më e lartë e mendimit që nuk mësohet dhe krijohet me anë të studimit. Udha e poetit është heshtja, drita e tij është zbulimi, fuqia e tij është zjarri i dashurisë për të gjitha bukuritë e natyrës. Kur vuan poeti vuan natyra dhe të gjithë ata që e kuptojnë ose e ndjejnë, si një muzikë e huaj, që edhe pse nuk i dimë historinë as fjalët, na mallëngjen deri në lot. Poetët janë perënditë çlironjëse të njerëzimit nga robëria e errësirës, e së panjohurës dhe së pazbuluarës. Poetit i është dhënë një fisnikëri e ndryshme nga ajo e frymorëve të tjerë, e cila qëndron në idenë altruiste të udhëtimit për së gjalli në mes të shurdhanëve, verbanëve dhe të sakatëve që nuk e kuptojnë dot.

Gëzimin ai nuk e gjen në kohën e tij, në zakone, nderime, falënderime, dashuri, mikpritje dhe në egoizmin e njerëzve që e rrethojnë por në natyrë, në male, në det, në fushë, në liqen, në lumenj, në histori, në pemë, në bimë, në lule, të cilat i falin kënaqësi dhe guxim për të vazhduar udhën, që i ngjan një via crucis (Rruga e Kryqëzimit). Poeti është zëdhënësi, interpreti, profeti i Panit, pronari i vërtetë i tokës, ajrit dhe erës. Asgjë hyjnore s’vdes, çdo mirësi është riprodhonjëse. Bukuria e natyrës reformon veten e vet. E vërteta, mirësia dhe bukuria janë faqe të ndryshme të një prizmi të vetëm (Ideja e Platonit). Një vepër artistike hedh dritë mbi misterin e njerëzimit, një punim artistik është një abstraksion ose një sintezë e ngjeshur e botës, rezultat i shprehjes së natyrës në miniaturë. Natyra ka shfaqje të panumërta, por është një e vetme, se asgjë nuk është e bukur nëse është e vetmuar.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nën hetim nga SPAK, opozita kërkon largimin e Klotilda Bushkës nga drejtimi i komisionit të ligjeve
Next Article Zgjedhjet në Gjermani – çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?