By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hollande paralajmëron rikthimin në garën për Elizeun: Vetëm nëse ekziston një mundësi reale për të fituar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hollande paralajmëron rikthimin në garën për Elizeun: Vetëm nëse ekziston një mundësi reale për të fituar
Bota

Hollande paralajmëron rikthimin në garën për Elizeun: Vetëm nëse ekziston një mundësi reale për të fituar

admin
Last updated: 29/09/2026 10:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 29 shtator, argument.mk/ – Ish-presidenti francez François Hollande ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, më shumë se një dekadë pasi mori drejtimin e Francës.

Në një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica, Hollande tha se mund të vendosë të hyjë në garë, por vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe nëse sheh një mundësi reale për të arritur në raundin e dytë dhe për të fituar zgjedhjet.

“Një kandidaturë për presidencën nuk është një vendim që merret lehtë, aq më tepër për një ish-kreu shteti”, tha Hollande, duke lënë të kuptohet se rikthimi në politikën presidenciale nuk është ende një vendim i marrë.

Hollande, 72 vjeç, ishte president i Francës nga 2012 deri më 2017. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze pritet të zhvillohen në pranverën e vitit 2027, transmeton Telegrafi.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur gara për Elizeun po merr formë gradualisht. Sipas sondazheve të përmendura në raportimet e fundit, Marine Le Pen mbetet në krye të skenarëve për raundin e parë, ndërsa Jean-Luc Mélenchon renditet në disa prej tyre pas saj. Në një prej skenarëve të testuar, ish-kryeministri i Macronit, Édouard Philippe, është kandidati i qendrës së djathtë që del përpara Mélenchonit.

Ndërkohë, në kampin e së majtës franceze po zhvillohet një proces primarish, ku janë përfshirë disa figura të Partisë Socialiste dhe të së majtës reformiste. Raphaël Glucksmann ka shpallur tashmë kandidaturën e tij, ndërsa Hollande ka zgjedhur të mos marrë pjesë në primare, duke lënë të hapur mundësinë e një angazhimi të mëvonshëm në garën presidenciale.

Në intervistën për La Repubblica, Hollande foli edhe për ndryshimet që, sipas tij, ka pësuar Franca që nga koha kur drejtonte vendin.

Ai e përshkroi Francën e vitit 2027 si shumë të ndryshme nga ajo që qeverisi dhe tha se bota është bërë më e rrezikshme, ndërsa Evropa përballet me presion dhe sfida nga fuqi të mëdha si SHBA-ja, Kina dhe Rusia.

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rubio: Komploti ndaj bazës ajrore britanike përfshin një aktor të huaj
Next Article Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë se presidenti u takua me kryeministrin izraelit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?