By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese
Kosovë

Hoti del kundër Sejdiut për president: Nuk është figurë unifikuese

admin
Last updated: 31/08/2026 16:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar përmes marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti ka theksuar se kundërshtimi i tij nuk lidhet me arsye personale, por me parime politike dhe institucionale.

“Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

“Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe me mënyrën se si është arritur marrëveshja, duke thënë se kandidatura nuk pasqyron, sipas tij, interesat politike dhe parimore të LDK-së dhe elektoratit të saj.

Hoti ka kritikuar gjithashtu mënyrën e dakordimit të emrit, duke thënë se krijohet përshtypja se LDK-ja ka penguar kandidatura të tjera politike për t’i hapur rrugë një kandidature që, sipas tij, mbetet politike.

“LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se çështja nuk është personale dhe se bëhet fjalë për parimet, identitetin politik dhe përgjegjësinë e LDK-së ndaj votuesve të saj.

Deklarata e Hotit vjen pak orë pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njoftoi se partia e tij dhe Vetëvendosje do ta propozojnë bashkërisht Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “E preferuara ime e ditës është Kendall”, Kylie Jenner zbulon motrën e saj të preferuar
Next Article Janevska bëri thirrje që të respektohet rajonizimi kur nxënësit regjistrohen në shkolla
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?