By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Kurti dhe LVV nuk janë mbi shtetin e Kosovës, thirreni seancën konstituive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoxha: Kurti dhe LVV nuk janë mbi shtetin e Kosovës, thirreni seancën konstituive
Kosovë

Hoxha: Kurti dhe LVV nuk janë mbi shtetin e Kosovës, thirreni seancën konstituive

admin
Last updated: 17/08/2026 09:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe ministrat e tij për uzurpim të pozitave dhe institucioneve.

Hoxha këto deklarata i bëri në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, ku po qëndrojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ajo tha se PDK-ja ndodhet aty për të kërkuar zhbllokimin e institucioneve dhe rikthimin e funksionalitetit kushtetues.

“Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”, tha Hoxha.

PDK-ja përsëriti thirrjen që Kurti, si subjekt që ka fituar shumicën parlamentare, të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Albin Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Hoxha.

Ajo u bëri thirrje Kurtit dhe deputetëve të tij që të kthehen në Kuvend, me qëllim të nisjes së Legjislaturës së XI dhe rikthimit të rendit kushtetues.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga “Kosova është Serbi” te “luftoni për Rusinë”: Si u deformua deklarata e Zelenskyt
Next Article QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?