By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hulumtim: Qytetarët janë dyshues ndaj mediave, por nuk i kontrollojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hulumtim: Qytetarët janë dyshues ndaj mediave, por nuk i kontrollojnë
Maqedoni

Hulumtim: Qytetarët janë dyshues ndaj mediave, por nuk i kontrollojnë

admin
Last updated: 24/03/2025 14:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Edhe pse qytetarët dyshojnë në informacionet e publikuara nga mediat, rrallë marin masa për kontroll të besueshmërisë dhe vërtetësisë së tyre. Këtë e tregoi hulumtimi i mendimit publik “Praktikat dhe perceptimet e qytetarëve në kuptim të informimit dhe përballjes me dezinfomatat”, të cilin Instituti për Studime Komunikimi (ISK) e realizoi gjatë shkurtit. Zbatues i ankestës ishte Instituti për Demokraci “Sociatas civilis” në mostrën përfaqësuese prej 1.000 qytetarëve të moshës madhore nga rajone të ndryshme përgjatë shtetit.

Siç bëjnë të ditur nga ISK, të pyetur për aftësinë për njohjen e dezinfomatave, 41 për qind e të anketuarve vlerësojnë se ndonjëhrë kanë sukses, 29 për qind besojnë se gjithnjë mund ta detektojnë vërtetësinë e informacionit, përderisa 11 për qind e pranojnë se aspak nuk mund t’i dallojnë informacionet e rreme nga informacionet e vërteta. Megjithatë, madje 80 për qind e të anketuarve  rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë autorin e lajmit, ndërsa 71 për qind e të anketuarve rrallë ose aspak nuk e kontrollojnë botuesin.

Sa i përket asaj sa shpesh ka ndodhur të ndajnë informacione për të cilat më vonë është konfirnuar se janë të pasakta, shumica e qytetarëve (52 %) vlerësojnë se ka ndodhur, por jo aq shpesh, përderisa 40 për qind të larta janë të sigurt se informacionet të cilat i ndajnë gjithmonë janë të vërteta. Lidhur me burimet e dezinformatave, 36 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike janë burimi kryesor i përhapjes së dezinformatave, 12 për qind  e theksojnë sferën mediatike, ndërsa 4 për qind i përmendin institucionet shtetërore. Megjjthatë, gati gjysma e të anketuarve (47 %) vlerësojnë se ata bashkë janë shpesh burime të përhapjes së dezinformatave ndërmjet qytetarëve.

Perceptimi për besueshmërinë e mediave, sipas hulumtimit, është i ndarë: 29 për qind e qytetarëve dyshojnë në gjithçka që publikohet, ndërsa përqindje e njëjtë e kontrollojnë lajmin e njëjtë në media të tjera relevante, përderisa vetëm 21 për qind besojnë se nëse diçka publikohet, atëherë është e saktë. Lidhur me cilësinë e përmbajtjeve mediatike, 74 për qind e të anketuarve ndajnë mendim se mediat transmetojnë vetëm informacione themelore ose sipërfaqësore, pa analizë thelbësore. Tema me interes më të madh për të anketuarit janë: shëndetësia, financat publike dhe arsimi.

“Hulumtimi tregoi se 51 për qind e qyterarëve informohen disa herë gjatë ditës, përderisa 27 për qind e bëjnë këtë një herë në ditë, që dërgon në konkluzionin se një përqindje e lartë e të anketuarve çdo ditë informohen në tema të ndryshme. Televizioni, mediat sociale dhe portalet onllajn mbeten burimet më të shpeshta të informacioneve, përderisa më pak se 10 për qind bazohen në kontakte personale për marrjen e lajmeve”, qëndron në kumtesë.

ISK e ka realizuar hulumtimim e mendimit publik në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, që është mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Është lëshuar urdhër për obduksion dhe ekspertim të armës nga incidenti në Vollkovë
Next Article Grenell a i ka fshirë të gjitha postimet për Vuçiqin në rrjetet sociale?!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?