By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I akuzuari për vrasjen e Emilja Peshevës pranon fajin, aktvendimi më 12 shkurt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > I akuzuari për vrasjen e Emilja Peshevës pranon fajin, aktvendimi më 12 shkurt
KronikaMaqedoni

I akuzuari për vrasjen e Emilja Peshevës pranon fajin, aktvendimi më 12 shkurt

admin
Last updated: 10/02/2025 13:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shtip, 10 shkurt – I akuzuari për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva, Fadil Zejnelov ka pranuar fajin. Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Shtipit do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt.

Zejnelovi sot para Gjykatës e pranoi fajin dhe tha se motivi për vrasjen e kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte pabesia.

Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicidit.

Gjyqtari Sashko Georgiev pas fjalëve përmbyllëse paralajmëroi se aktvendimi do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt në orën 13.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, për vrasjen e Peshevës janë siguruar prova, sipas të cilave i pandehuri me nëntor 2024, duke ushtruar dhunë në familje, me paramendim ka privuar nga liria partneren e tij jashtëmartesore.

Pasi bënë marrëveshje dhe u takuan para shtëpisë së saj, ata shkuan së bashku në një objekt të braktisur të Ndërmarrjes Publike “Isar” për të biseduar për problemet në lidhjen e tyre të gjatë. Biseda është shndërruar në zënkë, pas së cilës i pandehuri e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe ka filluar ta godasë me grushte. Kur ajo ka ra në dysheme, ai ka filluar ta shtrëngojë fort në pjesën e qafës, me çka ka ardhur deri te ndërprerja e frymëmarrjes dhe çrregullimit në rrjedhjen e gjakut në tru si rezultat i së cilës ajo ka ndërruar jetë.

Pasi është siguruar se nuk jep shenja jete është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vetë është paraqitur në Stacionin policor në Shtip.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Angellovska-Bezhoska – Xhanel: Pavarësia e Bankës popullore kyçe për zbatim të suksesshëm të politikës monetare
Next Article Nga e mërkura mot jostabil me reshje lokale të shiut dhe borës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?