By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital
Shqipëri

I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital

admin
Last updated: 28/11/2026 14:56
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Burrel, 26 nëntor, Argument – Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e Burrelit, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve është goditur në kokë nga një i dënuar gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ngjarja ka ndodhur në momentin e hapjes së derës së dhomës së banimit, kur i dënuari Dritan Imeri ka goditur në befasi me një ekspres kafeje inspektorin Agron Bebja, pjesë e grupit të sigurisë.

Pas incidentit, efektivët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe rikthyer kontrollin në institucion.

Punonjësit të dëmtuar i është dhënë ndihma e parë në ambientet e burgut, ndërsa më pas është transportuar në Spitalin e Matit për kontroll mjekësor. Sipas vlerësimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, drejtues të lartë të Policisë së Burgjeve kanë mbërritur në IEVP Burrel për të ndjekur nga afër situatën dhe për të vlerësuar masat e ndërmarra. Ata kanë vizituar gjithashtu inspektorin në banesën e tij, pas daljes nga spitali, duke i shprehur mbështetjen institucionale.

Për ngjarjen është hartuar raporti përkatës dhe janë njoftuar autoritetet kompetente, si dhe AMSEVP, për vijimin e procedurave ligjore.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Çairit dhe Ansambli shqiptar bëhen një për Festat e Nëntorit
Next Article Mickoski në darkën joformale të organizuar nga presidentja Siljanovska-Davkova: Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane në fokus

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?