By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: I izoluar në Evropë, Orban shpreson në fitoren e ish-Presidentit Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > I izoluar në Evropë, Orban shpreson në fitoren e ish-Presidentit Trump
Bota

I izoluar në Evropë, Orban shpreson në fitoren e ish-Presidentit Trump

admin
Last updated: 22/02/2024 08:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Viktor Orban ka udhëhequr Hungarinë për rreth 14 vjet. Kritikët thonë se ai ka forcuar kontrollin dhe grumbulluar pasuri duke kapur institucionet shtetërore. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Marton Tompos, ligjvënës i opozitës me Partinë Momentum.

“Partia e zotit Orban ka depërtuar aq thellë në të gjitha institucionet dhe autoritetet, në të gjitha nivelet e shtetit hungarez, saqë do të thosha se nuk kemi një demokraci të plotë, por një regjim hibrid, një diktaturë”.

Vlerësimet e fundit sugjerojnë se zoti Orban dhe partia e tij Fidesz zotërojnë ose kontrollojnë rreth 90 për qind të mediave hungareze.

Një nga mediat e pakta të pavarura është rrjeti Direkt36, i bashkëthemeluar nga Andras Petho – pasi media ku ai punonte më parë, Origo, u ble nga mbështetësit e Partisë Fidesz.

“Po flasim për qindra media si gazeta, televizione, radio, lokale dhe kombëtare. Ata mbulojnë të gjithë spektrin. Është një ekosistem i tërë mediatik që i shërben vetëm një qëllimi, që është përhapja e mesazheve të qeverisë”.

Këto mesazhe kanë vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë Bashkimin Evropian. BE-ja e akuzon Hungarinë për shkelje të sundimit të ligjit dhe ka ngrirë miliarda dollarë fonde. Zoti Orban është përgjigjur me një fushatë propagandistike kundër BE-së, me reklama gjigande që deklarojnë se, “nuk do të hedhim vallen e Brukselit”.

Por zoti Orban e ka humbur partneren e tij në bllok. Partia polake Ligj dhe Drejtësi e krahut të djathtë, një ish-aleate e ngushtë e Partisë Fidesz, humbi pushtetin në tetor. Zëri i Amerikës bisedoi me eksperten e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, Barbara Grabowska-Moroz.

“Krahasuar me Hungarinë, Polonia ende ka mjaft media të pavarura. Ky lloj procesi i thellë i ndryshimit të qeverisjes dhe kapjes së pushtetit është shumë më i avancuar në Hungari”.

Gazetari Andras Petho pajtohet.

“Orban ka një kontroll shumë më të fortë mbi vendin. Ai ka punuar për tre dekada për ta arritur këtë. Ai kishte shumë kohë dhe kjo është njëra anë. Së dyti, opozita në Hungari është në një gjendje shumë të keqe”.

Qeveria hungareze dhe Partia Fidesz nuk iu përgjigjën kërkesave të përsëritura të Zërit të Amerikës për koment, por ato kanë mohuar se demokracia dhe liria e shtypit janë nën kërcënim.

Kontrolli i zotit Orban mbi pushtetin duket më i fortë se kurrë. Ai do të kërkojë të formojë lidhje më të ngushta me aleatët përtej Hungarisë ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojnë zgjedhje vendimtare këtë vit. Zoti Orban nuk e fsheh preferencën e tij.

“Ne nuk mund të përfshihemi në zgjedhjet e një vendi tjetër, por me të vërtetë do të donim që Presidenti Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë”.

Zoti Orban beson se koha është në anën e tij dhe se së shpejti ai nuk do të jetë më i vetëm në arenën ndërkombëtare.

You Might Also Like

Porti i Shenzhen-it zgjeron “rrjetin e miqve”

Kina dhe BE , qëndrime të kundërta në lidhje me kompaninë e tregëtisë elektronike JD.com

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

Zbulohet tuneli i dytë për kalimin e migrantëve nga Bjellorusi

Pekini refuzon sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe bën thirrje për dialog

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thënie frymëzuese për karrierën nga gra të famshme
Next Article Ukrainasit përballë perspektivës së një lufte të zgjatur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?