Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë nisur së fundmi pushimet në Bodrum të Turqisë.
Dyshja e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të këtij reality shou.

Kështu të paktën shfaqen në rrjete sociale me fotografitë që ndajnë së bashku.
Prezantuesi nga Kosova ka publikuar disa momente të tyre nga këto pushime të përbashkëta.
Në mesin e shumë imazheve, nuk mungoi edhe një i tillë me gazetaren nga Shqipëria.
Të shumta qenë edhe komentet që mori krahas postimit nga miqtë e ndjekësit.