By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ibrahimović: Marrëdhënie fqinjësore të shkëlqyera me Shqipërinë, angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ibrahimović: Marrëdhënie fqinjësore të shkëlqyera me Shqipërinë, angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane
Shqipëri

Ibrahimović: Marrëdhënie fqinjësore të shkëlqyera me Shqipërinë, angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane

admin
Last updated: 19/05/2026 12:51
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, tha sot nga Tirana se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se të dy vendet mbeten të përkushtuara ndaj integrimit evropian dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Gjatë një deklarate për mediet së bashku me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ibrahimović tha se gjatë takimit të sotëm u konfirmua edhe një herë se Mali i Zi dhe Shqipëria janë të lidhura, jo vetëm nga afërsia gjeografike, por edhe nga miqësia, besimi dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin dhe prosperitetin e dy vendeve.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy shteteve bazohen në fqinjësinë e mirë, miqësinë dhe bashkëpunimin, ndërsa aleanca në NATO dhe orientimi i përbashkët evropian i kanë forcuar më tej këto lidhje.

“Ne kemi konfirmuar edhe një herë se Mali i Zi dhe Shqipëria janë të lidhur jo vetëm nga afërsia gjeografike, por edhe nga miqësia, besimi dhe vizioni ynë i përbashkët për zhvillimin dhe begatinë e të dyja shoqërive tona”, u shpreh zv.kryeministri malazez.

“Marrëdhënia ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi është vërtetë shumë e mirë, e shkëlqyer e bazuar në parimet e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë, e miqësisë, por edhe e bashkëpunimit dhe pikërisht këto janë tashmë të fuqizuara me aleancën ne NATO, natyrisht dhe me bashkëpunimin e përbashkët dhe vizionin e përbashkët evropian”, vijoi ai.

“Sot nga Tirana ne përçojmë dhe një mesazh të qartë që Mali i Zi dhe Shqipëria nuk janë thjesht fqinj, por partnerë me përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, sigurinë, paqen dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, tha ai.

Ministri malazez nënvizoi se të dy vendet janë plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit të përbashkët ndaj vlerave evropiane në një kohë sfidash gjeopolitike për kontinentin.

Duke folur për procesin e integrimit, Ibrahimović deklaroi se objektivi i Malit të Zi është anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.

Ai shtoi se Mali i Zi mbështet integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, duke e konsideruar këtë proces si kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

“Dëshiroj të theksoj faktin që si Mali i Zi dhe Shqipëria si vende kandidate, janë në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe atë sigurisë së Bashkimit Evropian dhe në këtë kohë, kur ka sfida të ndryshme gjeopolitike me të cilat përballet kontinenti evropian, kjo lloj përputhshmërie e qartë, është e mirë, jo vetëm për orientimin tonë të përbashkët, por edhe një angazhim i përbashkët për vlerat dhe parimet evriopiane”, deklaroi Ibrahimović.

“Objektivi ynë është i qartë, anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028. Si vend kandidat tashmë me 14 kapituj të mbyllur të negociatave ne do të vijojmë punën tonë që kapitujt e tjerë të mbyllen deri në fund të këtij viti që do të thotë që në fund të vitit 2028 ne të jemi vend anëtar me të drejta të plota në BE”, vuri në dukje ai.

“Jemi të inkurajuar nga mbështetja e shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane për të arritur këtë objektiv. Mali i Zi mbështet fuqimisht integrimin e gjithë Ballkanin Perëndimor ne besojmë se integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, është kyçi për stabilitetin dhe zhvillimin në të ardhmen”, tha ai.

Ibrahimović vlerësoi gjithashtu faktin që Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktive në negociatat me Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se të dy vendet do të vazhdojnë të jenë shembull bashkëpunimi dhe përgjegjshmërie në rajon.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet në Malin e Zi më 5 qershor, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për forcimin e perspektivës evropiane të rajonit.

“Është shumë domethënëse që Mali i Zi dhe Shqipëria janë aktiv në negociata me BE-në dhe jam i bindur se të dyja vendet tona do të vazhdojnë të tregojnë shembullin e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit në rajon dhe në këtë aspekt jam shumë i kënaqur që samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Malin e Zi më 5 qershor, një mundësi tjetër kjo për të fuqizuar edhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Ne në takimet tona theksuam nevojën për një ndërlidhje më të fortë ekonomike dhe përmirësime në fushën e infrastrukturës ndërmjet dy vendeve tona, kemi interes për të pasur një parim më të lartë të kompanive malazeze në Shqipëri si dhe për të krijuar mundësi të tjera për zhvillim për investim dhe bashkëpunim tregtar”, tha ai.

Gjatë deklaratës së tij, ministri malazez vuri theksin edhe te bashkëpunimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore mes dy vendeve, veçanërisht te Korridori Adriatiko-Jonian, që sipas tij do të ndikojë në lidhjen më të fortë të rajonit dhe në lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, Procesit të Berlinit dhe forcimit të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur rolin e Shqipërisë në qendrën rajonale të sigurisë kibernetike.

Ibrahimović u ndal edhe te roli i pakicave kombëtare, duke theksuar se Mali i Zi u kushton vëmendje të veçantë të drejtave të komuniteteve pakicë, në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

“Në vendin tonë ne i japim një vëmendjen të veçantë të gjitha komuniteteve të pakicave duk u njohur atyre të gjitha të drejtat jo vetëm të legjislacionit vendas por edhe ndërkombëtar”, tha ai.

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koçiu: Forumi Botëror Urban në Baku, pikëtakimi i vizioneve për qytete më të jetueshme
Next Article Avokati i Popullit: 5 burgje duhen mbyllur, 56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?