By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Kosovë

Identifikohen dy persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

admin
Last updated: 29/09/2026 10:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Edhe dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.

Kështu ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjersa ka sqaruar se dy rastet nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok apo me lokacionet e adresuara këtë vit

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se javën e kaluar janë pranuar dy raporte të ADN-së për identifikimin e mbetjeve mortore të dy personave të zhdukur gjatë luftës.

Sqarojmë se këto dy identifikime nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër dhe Jabukë, as me zhvillimet e fundit në Zubin Potok dhe as me ndonjë lokacion tjetër të adresuar gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur bën të ditur se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.

“Pra, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më herët, e jo gjatë aktiviteteve të fundit në terren. Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore, i cili, pas verifikimeve përkatëse, konfirmon zyrtarisht identifikimin. Gjatë kësaj jave, familjet do të njoftohen për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm, në përputhje me procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur thekson se mbetet i përkushtuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në respektim të familjeve dhe së drejtës së tyre për të ditur të vërtetën.

You Might Also Like

Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

“Jo në emrin tim!”/ Protesta për ish-krerët e UÇK hyn në natën e 14-të, qytetarët kërkojnë veprime nga institucionet e Kosovës

Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm

Aktakuza ndaj liderëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit

Gjini takon Ahmetin, diskutojnë për situatën në Kosovë pas zhvillimeve në Hagë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Real Madridi synon goditjen e madhe, ylli i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Mourinhos
Next Article Tre gjigantët e Ligës Premier në garë për transferimin e Trent Alexander-Arnold
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?