By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​IHMK bëhet pjesë e rrjetit evropian EUMETNET, hap i madh për meteorologjinë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​IHMK bëhet pjesë e rrjetit evropian EUMETNET, hap i madh për meteorologjinë në Kosovë
Kosovë

​IHMK bëhet pjesë e rrjetit evropian EUMETNET, hap i madh për meteorologjinë në Kosovë

admin
Last updated: 09/07/2026 12:32
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me EUMETNET, Rrjetin Evropian të Shërbimeve Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit në komunitetin profesional evropian.

Sipas një njoftimi të IHMK-së, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për modernizimin e shërbimeve meteorologjike dhe klimatike në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në programet OPERA, E-WFC (C-SRNWP dhe E-Nowcasting), Climate, EUMETCAL dhe Capacity Capability Area Management.

Përmes këtij bashkëpunimi, IHMK do të përfitojë nga shkëmbimi i të dhënave, ekspertizës, trajnimeve profesionale dhe praktikave më të mira evropiane, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofron.

Marrëveshja pritet të kontribuojë në përmirësimin e parashikimeve meteorologjike, zhvillimin e shërbimeve klimatike, forcimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, ngritjen e kapaciteteve profesionale të institutit dhe harmonizimin e shërbimeve me standardet evropiane.

Sipas IHMK-së, ky është një zhvillim i rëndësishëm për forcimin e rolit të institucionit dhe për ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin

Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë

Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshja me Danimarkën, mbyllet Qendra e Paraburgimit në Gjilan
Next Article Gëlltiti pakon me drogë për t’i ikur policisë, humb jetën 44-vjeçari nga Ohri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?