By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektohet Banesa Mak Haxhistasa për hartimin e një projekti restaurimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Inspektohet Banesa Mak Haxhistasa për hartimin e një projekti restaurimi
Kulturë

Inspektohet Banesa Mak Haxhistasa për hartimin e një projekti restaurimi

admin
Last updated: 15/04/2025 08:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Specialistë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) realizuan një inspektim në terren në qytetin e Beratit për të dokumentuar gjendjen ekzistuese të Banesës Mak Haxhistasa, Monument Kulture i kategorisë së parë.

Ky inspektim synoi vlerësimin e nevojave të ruajtjes së monumentit dhe grumbullimin e të dhënave të domosdoshme për hartimin e një projekti të plotë restaurimi.

Banesa Haxhistasa në kalanë e Beratit, është një shtëpi tipike me çardak në qendër, një nga shembujt më përfaqësues të kësaj tipologjie në qytetin e Beratit.

Çardaku është një galeri prej druri në pjesën e sipërme, që përbën një element me rol të rëndësishëm në fuksionimin e banesës. Banesa e familjes Haxhistasa përfaqëson një prej ndërtesave më të zhvilluara të tipit me çardak, e ndërtuar në gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 18-të. Ajo përbën një godinë tipike të arkitekturës vernakulare, e ndërtuar në kalanë e Beratit në një terren të pjerrët nga një familje e pasur feudale e kohës.

Në një kohë të mëvonë ajo është përdorur si residencë nga Ahmet Kurt Pasha një nga sundimtarët e qytetit gjatë periudhës së vonë të sundimit Otoman. Banesa dëshmon njëkohësisht ndikimin e mënyrës së re të jetesës në arkitekturën tradicionale, të diktuar nga kushtet e reja ekonomiko-sociale të gjysmës së dytë të shek. 18-të në Shqipëri. Banesa Haxhistasa është shpallur Monument Kulture i kategorisë së pare në vitin 1961. E ndodhur brenda kalasë së Beratit (Qendër e trashëgimisë botërore në mbrojtjen e UNESCO-s) ajo mund të pasurojë ofertën turistike te sitit duke u kthyer një destinacion shumë tërheqës.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dita Botërore e Artit
Next Article Rama pas çeljes së kapitullit të dytë të negociatave: Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?