By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektorati i Punës hap konkurs për 39 inspektorë të rinj, Dobruna: Synojmë vende pune më të sigurta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Inspektorati i Punës hap konkurs për 39 inspektorë të rinj, Dobruna: Synojmë vende pune më të sigurta
Kosovë

Inspektorati i Punës hap konkurs për 39 inspektorë të rinj, Dobruna: Synojmë vende pune më të sigurta

admin
Last updated: 20/07/2026 09:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, Agon Dobruna, ka bërë të ditur se Inspektorati Qendror i Punës më 23 qershor ka hapur konkursin për pranimin e 39 inspektorëve të rinj, me qëllim të rritjes së mbikëqyrjes së sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe të marrëdhënieve të punës.

Dobruna tha se ministria është e përkushtuar që përmes Inspektoratit Qendror të Punës të përmirësojë kushtet e punës dhe të sigurojë vende pune më të sigurta dhe më dinjitoze për qytetarët.

“Ne, si Ministri e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës që jemi të dedikuar që përmes agjencisë sonë ekzekutive, në këtë rast Inspektoratit Qendror të Punës, të përmirësojmë dhe të sigurojmë vende të punës sa më të sigurta, sa më dinjitoze dhe sa më të përshtatshme për qytetarët tanë. Në kuadër të kësaj, Inspektorati i Punës tashmë ka hapur konkursin edhe për 39 inspektorë të rinj të punës, të cilët do të monitorojnë sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe marrëdhëniet e punës, siç e ka në domenin e tij Inspektorati Qendror i Punës”, tha ai.

Sipas tij, përveç fushatave vetëdijësuese, është parë e nevojshme edhe rritja e numrit të inspektorëve, ndërsa kjo pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Po, ne përveç fushatave vetëdijësuese, kemi parë që është e nevojshme rritja e numrit të inspektorëve. Kemi rritur ose më saktë, po tentojmë të rrisim me 39 inspektorë numrin total të tyre. Do të vazhdojmë t’i rrisim përsëri, për arsye se nevojat gjithmonë ekzistojnë. Kushtet po shkojnë drejt përmirësimit, mirëpo ka ende nevoja. Duke parë edhe industrinë e ndërtimit, sektorët me rrezik të lartë, shihet qartë që nevojat janë në rritje. Ne po bëjmë të pamundurën që të japim maksimumin tonë si politikëbërës, përmes agjencive tona ekzekutive – në këtë rast Inspektoratit Qendror të Punës – që të sigurojmë vende sa më të sigurta dhe sa më dinjitoze. Duam që punëtorët të mos kenë presion, të jenë të sigurt dhe të mos mbetet diçka pa u bërë nga ana jonë. Kjo vlen përgjithësisht si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik, shërbimin civil e të gjithë me radhë”, deklaroi Dobruna.

Ai theksoi se qytetarët mund t’i paraqesin ankesat e tyre në Inspektoratin e Punës, në ministri apo në departamentet përkatëse, duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit të raportuesve.

“Po, qytetarët kanë mundësi të ankohen drejtpërdrejt në Inspektoratin e Punës, në Ministrinë tonë, apo në cilindo departament tonin. Edhe nëse ankesa nuk është për departamentin përkatës, ajo përcillet aty ku duhet. Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme, është se në shumicën e rasteve kërkohet ruajtja e konfidencialitetit, për shkak se raportuesit mund të kenë pasoja. Ne kujdesemi me vëmendje që të ruhet ky konfidencialitet, por njëkohësisht të jemi edhe të përditësuar me kërkesat e tyre dhe të intervenojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në të gjitha rastet, Inspektorati vepron. Është rritur dukshëm numri i kontrolleve gjatë viteve të fundit dhe kemi pasur një rënie të vdekjeve në vendin e punës. Ka shumë raste të vdekjeve në vendin e punës që i atribuohen gabimisht Inspektoratit të Punës, mirëpo nuk duhet të hyjmë në këtë diskutim sepse secila vdekje është humbja e një jete për familjen e tij, vlen sa gjithë bota. Kështu që, ne punojmë dhe mundohemi të sigurojmë një ambient sa më të sigurt, me kushte pune sa më të mira dhe sa më dinjitoze për qytetarët tanë të Republikës”, u shpreh Dobruna.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë duhet të konsumoni për të luftuar celulitin
Next Article Nis sot gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?